Botohet për herë të parë në shqip
'Udhëzuesi i shpendëve të Shqipërisë'

Botohet për herë të parë në shqip<br />'Udhëzuesi i shpendëve të Shqipërisë'
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror ka botuar për herë të parë në gjuhën shqipe “Udhëzuesin e Shpendëve të Shqipërisë”.  

Me autorë Mirjan Topin dhe Dr. Stojan Nikolovin, në libër përshkruhen 351 llojet e shpendëve të vërejtur në vendin tonë. 

Ky botim synon të zgjerojë njohuritë dhe nxisë kureshtjen për studimin dhe vrojtimin e shpendëve si dhe ka për qëllim zhvillimin e Kundrimit të Shpendëve  si një aktivitet turistik. 

“Udhëzuesi i shpendëve të Shqipërisë” trajton elementët kyç të çdo lloji prej tyre si trajtat trupore, puplajat dhe mënyrën e jetesës të sjella nëpërmjet ilustrimeve me ngjyra të morfologjisë. Këto ilustrime janë një riprodhim besnik të pamjes së shpendëve.

udhezuesi i shpendeve

udhezuesi i shpendeve



Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit