Botuesi Rifat Sait: BE është gjithmonë në krah të Greqisë, nuk e do Turqinë

Veprimtaria kërkimore e Turqisë në Mesdheun Lindor është e drejta jonë, shprehet Rifat Sait, drejtuesi i gazetës Ballkani, një nga gazetat më me emër në Turqi, njëkohësisht dhe ish deputet i partisë së Drejtësisë, parti në pushtet në parlamentin turk.

“Turqia gjatë fushatave të saj kërkimore për hidrokarbure nuk ka ndërmarrë asnjë gjë të gabuar, ka respektuar rregullat dhe të drejtat e veta. Nuk mund të fajësojmë Turqinë duke thënë se ajo po cenon dialogun, është Greqia shkaku i saj. Nuk mund të themi se Turqia shkatërroi mundësitë për dialog, sepse qoftë në Azerbajxhan, Libi, Siri dhe në Mesdheun Lindor ajo ka përdorur të drejtat e saj për të krijuar stabilitet”

Ndërkohë që situata tensionohet orë pas ore në Mesdheun lindor, Turqia është e bindur se BE po mbështet gjatë gjithë kohën Greqinë edhe kur nuk duhet të bëjë një gjë të tillë.

Rifat Sait: “BE është gjithmonë në krah të Greqisë. Dhe në fakt një pjesë e madhe e BE nuk e do Turqinë, gjithmonë kur bëhet fjalë për Turqinë sjellja është e njëjtë. Nëse ju ndërmerrni këtë veprim, do të ketë sanksione ekonomike. ata me sjelljen e tyre e zvogëlojnë Turqinë, por në fakt Turqia është një shtet tejet i rëndësishëm për BE dhe ata duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë gjë. Nëse marrin një hap të tillë ata humbasin vetë. Nëse nuk duan ta humbasin përfundimisht Turqinë duhet të heqin dorë nga deklaratat e tyre. BE duhet të vijë në vete tashmë.”

Në një kohë kur BE ka paralajmëruar për sanksione ekonomike ndaj Turqisë, në raste se nuk tërhiqet mbrapsht, një gjë e tillë duket se nuk i frikëson aspak.

 Rifat Sait: “. Linja e re e furnizimit të Gazit për Evropën do të kalojë në vendin tonë, pastaj është edhe çështja e ngushticave, të cilat kanë një rëndësi strategjike. çështja e kufijve me Libinë, të cilën ata duhet ta njohin. Një tjetër çështje është ajo me Sirinë dhe në anën tjetër një faktor që nuk duhet ta harrojmë është Rusia. BE në fakt po luan një lojë shahu, e cila në fakt po rezulton një dështim i plotë për ta. Ata duhet të tregohen më të kujdesshëm sepse Turqia nuk është më ajo e vjetra. Turqia drejtohet nga një person shumë i rëndësishëm Reccep Taip Erdogan nga i cili edhe vendet evropianë intimidohen.”

Për Sait si për pjesën më të madhe të turqve sanksionet e BE, nuk përbëjnë problem për ta, pasi ata besojnë në fuqinë e tyre. Ndërsa sa i përket integrimit evropian të vendit në BE, për gazetarin turk  BE refuzon të anëtarësojë për faktin se vendi është me shumicë myslimane.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alimi: 14/10/2020 19:06

    Evropes nuk i takon te thuan qe jane Demokrate,pse ne mendim dhe ne pune jan Fashist Demagoge,si per Turqine,ashtu edhe per Kosoven .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit