Braçe: Cili propozim i imi në Kuvend nuk ishte i majtë apo shkeli parimet e PS? Unë s'i le njerëzit në baltë

Braçe: Cili propozim i imi në Kuvend nuk ishte i majtë apo shkeli parimet e PS? Unë s'i le njerëzit në baltë

7 muaj më parë ishim në zgjedhje; folëm me njerëzit, dëgjuam, diskutuam, u angazhuam ndaj tyre sy më sy! Na votuan! Mua në fshat siç shumë kolegë të mi! Tani një pyetje kam: Cili qëndrim e propozim i imi dje në kuvend nuk ishte ndarë me bujqit e të tjerë njerëz në fushatë?

Cili? Cili qëndrim e propozim i imi nuk ishte i majtë dhe doli jashtë parimeve të PS? Cili?

Ja çfarë propozova unë dje:

1-Për TVSH-në;

-Rivendosjen e kompensimit 20% për bujkun/prodhimin e tij; barazimin e skemës 20/20, detyrimin e MBU për te paguar vlerën e kompensimit në faturë direkt për bujkun;

-Heqjen e favorit për të gjitha furnizimet brenda hotel/resort me 5 yje brand name;

-Heqjen e favorit për furnizimin me toke për qëllime ndërtimi dhe furnizimin me ndërtesë në shitjen e parë në zonat rezidenciale jashtë zonave urbane dhe në bregdet.

-Ekuilibrimin e skemës se TVSH për librin në furnizime dhe në shitje 20/20;

2-Për AKCIZËN;

-Heqjen e favorit për birrën e prodhuar në sasi deri në 200 mijë hektolitra dhe trajtimin e barabartë në një vlerë akcize në rritje;

-Heqjen e favorit për pijet energjike dhe vendosjen nën regjim akcize për to dhe për pijet me gaz me sheqer të shtuar.

3-Për TATIMIN MBI TË ARDHURAT;

-Ribërjen e tabelës së tatimit progresiv mbi të ardhurat nga puna dhe llogaritjen e tij për të ardhurat nga dyshemeja 40 mijë lekë, për rrogat nga 40 mijë deri në 200 mije lekë, duke lehtësuar shtresën e mesme të ulet nga barra tatimore;

-Vendosjen e një afati brenda 6 muajve të parë të vitit për të miratuar një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat për të shtrirë tatimin progresiv mbi të ardhurat nga kapitali.

4-Për TAKSAT KOMBËTARE;

-Heqjen e përjashtimit nga taksa për qumështin pluhur, për fabrikat e përpunimit të qumështit;

-Vendosjen e taksës për vajin e palmës në përdorimin e tij në prodhimet e bulmetit e jo vetëm.

Qëndrime:

-Nuk rriten tatimet e taksat mbi imputet bujqësorë kur çmimet e tyre për të 8 muaj rresht janë në rritje-qëndrimi im për Tvsh 10% për imputet bujqësore;

-Nuk mundet që furnizimi me naftë për jahtet të jetë i favorizuar me një barrë fiskale më të ulët se sa çdo furnizim tjetër.

Unë nuk i le njerëzit në baltë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 26/11/2021 20:24

    Z Brace, je ne te drejten tende te kundershtosh publikisht dhe te sqarosh konkretisht problemin. Nje vrejtje kam : duhet te japesh sqarime me te thjeshta, sepse duhet te kuptohen edhe nga publiku i gjere. Jeni nga te paket ne PS , qe kundershtoni e thoni hapur mendimin Tuaj. PRtia duhet te besoj te mendimi Juaj, sepse mendoj se jeni i ndershem dhe nuk ndikohdni nga klane olivarkesh per interesa biznesi e fitimi me ndikime ne pushtet, duke shmangur konkurencen. Vazhdo qendro keshtu ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Guardia di Finanza me monitorim nga ajri