Deputeti socialist Erion Braçe foli në Kuvend për bujqësinë. Në fjalën e tij ai tha mbetet ende një problematikë që infektimi i tokave bujqësore në Myzeqe, që ndonëse ai e ka ngritur si shqetësim që në muajin shkurt, Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë asnjë masë. Braçe tha se ka kuptuar sa e parëndësishme është që të jesh deputet dhe të merresh me hallet e njerëzve, kur shkon në terren dhe sheh që ministria s’ka marrë asnjë masë.
“E dyta që kam si shqetësim është me një fakt të rëndësishëm që ka të bëjë me infektimin e tokave bujqësore në Myzeqe. Edhe këtë vit nuk po e lejojnë bujqit që të merren me një cikël tjetër për shkak të karkalecit të tokës. E mbjell sot bimën, e ha karkaleci nesër. Kaq e rëndë është gjendja.
Fola në Kuvend që në muajin shkurt që ministria përgjegjëse të merrte masa dhe sot e konfirmova se sa e parëndësishme është të jesh deputet dhe të merresh me hallet e njerëzve, sa të zhvlerësuar bëhemi secili prej nesh kur shkon atje dhe flet me njerëzit sa kohë askush nuk reflekton të dëgjojë, por vazhdon historia që kur ti ngre një problem nuk merren me hallet, por me ty. Tani ka një shprehje nga një film se çfarë duhet t’i bëhet bahçes në këtë moment, por ka ende kohë për këtë. Ka ende kohë që secili të shohë veten në raport me detyrën”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Debat për arrestimin e sekretares së përgjithshme të MSH, Bardhi: Jep dorëheqjen! Manastirliu distancohet, Balla: Është arritje
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush do të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Kukësit?
-
Halilaj i PS
71.4%
-
Vata i BF
23.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 98
Lajme të tjera
-
Gjekmarkaj: Kronikë për veten dhe atë çka mbetet!
21 Shtator, 16:33
-
Për herë të dytë, Kuvendi shtyn pr.ligjin për pagat e Kushtetueses! Bardhi e Tabaku: Duhet reformë tërësore! Gogu: Mos hidhni baltë! Ja çfarë u miratua
21 Shtator, 08:59
-
Bardhi i shkarkuar nga Basha i nis letër Nikollës: PD gati për dialog me PS-në për Avokatin e Popullit! Të ndërtojmë proces transparent
15 Shtator, 14:16
-
Basha i delegon kreun e grupit Flutura Açkës, Bardhi debat me Nikollën: Doni të na diktoni kryetarin e grupit
14 Shtator, 13:02
-
Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 5 ministre! 'Shtyhet' emërimi i Metes dhe Ibrahimajt
11 Shtator, 08:28
-
Nis sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Lërini pas fyerjet e debatet, kthejeni Kuvendin në hapësirë pajtimi dhe debatesh konstruktive
4 Shtator, 08:08
-
Kuvendi rinis me debate, Nikolla: PD njofton se kreu i grupit është Basha! Bardhi: S’ka ardhur dita që ta caktojë PS, mos provokoni
4 Shtator, 07:11
-
Pritshmëritë e sesionit të ri parlamentar
3 Shtator, 22:23
-
Sesion i ri e përplasje të vjetra, të hënën rinis parlamenti! Debate PD-PS, konferenca e kryetarëve s’miraton kalendarin
3 Shtator, 17:37
-
Beteja e re në kuvend/ Në shtator Berisha me grup të vetin parlamentar! ‘Sfidë’ me Bashën kush dominon deputetët demokratë
29 Gusht, 13:46
-
Rotacioni në politikë
24 Gusht, 13:21
-
Plehrat në rrugë, Rama paralajmëron paketë të re ligjore me masa ndëshkuese: S’do lejojmë që të pacipët të dëmtojnë Shqipërinë e rilindur turistike
19 Gusht, 10:06