Braçe: M-B-K çfarë shpifësire! Njëri sulmon gazetarët prej vërteti nga familja, tjetri u tregon si t'i bëjnë lajmet! Shqipëria e këtyre

Zv. kryeministri Erion Braçe

TIRANË- Zv. kryeministri Erion Braçe ka ironizuar treshen opozitare, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta. Ai ka zgjedhur që t'i identifikojë vetëm me shkronjat e para të mbiemrave, M-B-K, Meta, Basha dhe Kokdhima. 

Ai është ndalur në tre episode kryesore të regjistruara nga këto 3 figura politike, sipas së cilit Shqipëria e udhëhequr nga këto nuk bëhet. Braçe sjell në vëmendje edhe sulmet e bëra nga presidenca ndaj gazetarit të Shqiptarja.com, Adriatik Doçi i cili pasi ka shkruar për skandalin e kreut të shtetit për nënshtetësitë, në vend të argumenteve e sulmoi nga familja.

Postimi i plotë i Erion Braçes
M-B-K cfare shpifesire! Shqiperia e ketyre! Po po, Shqiperia e ketyre! Tre udheheqes ne nje dite, kthim i rende pas!

I pari, i theu ne mes gazetaret. Sot nuk guxoi kerkush ti kerkonte llogari per firmat, vulat dhe dekretet e tij! Pas lincimit publik te nje gazetari prej verteti, familjes se tij, sot “omerta” kerciti ne sallen me te pushtetshme te vendit. Kjo mund te jete Shqiperia e tij; E njejte me ate te Mafia-s ku ai qe thote te verteten sulmohet, delegjitimohet, vritet!

I dyti, ju tha gazetareve se cduhet te bejne, si duhet te bejne kronikat, madje madje si duhet ta kene politiken editoriale, te lidhur me genjeshtrat e tij, perhapjen e tyre.
 Eshte tamam ai qe ka ngritur nje qender te shtrenjte propagande ku ben filma, por kurre lajme te verteta.
Kjo mund te jete Shqiperia e tij; E njejte me ate te qemotit ky zyra e propagandes sundon lajmin e lire,
e mbyt, e vret, e varros!

I  treti, vendosi te perjashtoje transmetuesin publik te lajmit etj, nga transmetimi i lajmeve mbi futbollin, golat e vertete apo te rreme, te paravendosur te nje futbolli te denuar si te korruptuar! Ky eshte edhe me i forte se dy te paret; Ky ka pezulluar e po vdes futbollin! Ka bere edhe me shume; Ky dikton, ja arrin por edhe deshton, te vrase te verteten ne studiot e sportit!

Kur deshton, ben kete qe beri sot; Ndeshkon kedo qe flet per futbollin e piste e te korruptuar, i perze! Kjo mund te jete edhe Shqiperia e ketij. E kuptoni cfare shpifesire eshte Shqiperia e ketyre?!

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjaten pa afat masat anti-COVID dhe kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri ne 06:00, a jeni dakord?

Komento

Komente

  • Lalka i Radanecit: 19/10/2020 22:24

    Po mo Sarina, shume kontrast ka me tenden

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Të tallesh me vdekjen sepse s’kupton jetën