Braçe në Report Tv: Ka prova të reja për 21 janarin që rrinë të fshehura! Kalimi i dosjes në SPAK do rriste besimin që ato t’i dorëzohen drejtësisë

TIRANË- Ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe është i sigurt që ka prova të tjera për 21 janarin, por mbahen të fshehura për shkak të frikës se Prokuroria e Tiranës do i zhdukë ato. Në një intervistë në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Braçe tha se kjo çështje duhet të merret në dorë nga SPAK, pasi kjo do të rriste besimin që këto prova të reja të dorëzohen dhe të ndihmojnë që kjo tragjedi me 4 të vrarë në Bulevard të zbardhet njëherë e përgjithmonë.

“Dëgjova një deklaratë të tyre (Prokuroria e Tiranës) dhe për shkak të indicieve reja, do doja që të mos përfshihej më në këtë histori, ka bërë ca është e mundur për ta mbyllur, duhet të rrijë larg kësaj historie. Për mua, për sa kohë janë implikuar zyrtarë kaq të lartë, duhet të merret SPAK. Ka një kallëzim bërë nga Ulsi Manja,  ata duhet të bëjnë të gjitha veprimet për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, SPAK do të bëj që të tjerë njerëz t’i dorëzojë provat. Ka prova të tjera, jo gjithçka është shuar. Ai që ka bërë tentativën për ta shuar ka marrë diçka për veten, kështu që duhet një gjest besimi nga drejtësia në raport me ata që janë përfshirë në këtë histori dhe që disponojnë prova që nuk janë bërë publike”, tha Braçe.

Zbulimi i një audio-përgjimi me komunikimet e gardistëve në 21 janar, për deputetin Erion Braçe konfirmon që ka prova të reja. Për këtë arsye thekson se drejtësia e re duhet t’i gjejë këto prova dhe këto njerëz, duke kujtuar se në rast refuzimi pengimi i drejtësisë është një vepër penale.

“Për disa kohë që provat paskan ekzistuar provohet ajo që ne kemi thënë, që një pjesë e provave janë zhdukur, janë disponuar nga të tjerë njerëz. Mund të bëhej dhe më shumë nga drejtësia dhe këtë duhet ta bënin organet e drejtësie, jo partitë politike. Serveri i kamerave të sigurisë është fshirë dhe nga këto mund të kuptohej se cila ka qenë sjellja e zyrtarëve brenda kryeministrisë dhe e gardës jashtë. Pra pavarësisht se provat janë zhdukur një pjesë e tyre paska qenë e disponuar nga të tjerë njerëz që duhet të ishin kontaktuar dhe duhet të ishin bindur edhe për të rrëfyer për ngjarjen dhe se çfarë ka ndodhur më pas, pengimi i drejtësisë është një vepër penale, drejtësia duhet të kishte bërë shumë më mirë, sidomos Prokuroria e Tiranës”, tha Braçe.

Mes kritikave dhe Prokurorinë e Tiranës, deputeti socialist thotë se pengimi i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje vijon edhe sot e kësaj dite nga Sali Berisha dhe bashkëpunëtor të tij. Një përgjigje e ka pasur edhe për opozitën, që bëjnë fajtor Edi Ramën, drejtues i opozitës aso kohe kur u mbajt protesta. Një gjë e tillë për Braçen është absurde.

Pengimi vijon ende edhe sot, ka ditë që vazhdon kënga që fajtori kryesor i 4 qytetarëve që ai që thiri në protestë, në këtë vend ka ndodhur protesta, por vetëm në 21 janar janë pushkatuar, qoftë kur ka qenë PS në pushtet, qoftë kur ka qenë ky në pushtet janë bërë protesta dhe nuk kanë ndodhur që të vritet kush, pra organizatori ka qenë gjatë gjithë kohës, aty para kryeministrisë me njerëz që protestonin për votën e lirë. Kush qëlloi? Organizatori? Ishte në fund të saj protesta, po tërhiqeshin, po kush qëlloi, ne? Jo. Ka funksionuar një linjë e qartë urdhri dhe plani si mesazh shumë i qartë oër të vrarë për të mos u kthyer më aty dhe përgjegjësia qëndron te Berisha, Basha, Garda dhe Policia Shqiptare aso kohe. Për organizimin e asaj proteste, edhe akte dhune janë arrestuar dhe dënuar mbi 200 persona, ç’a kërkojnë më, protesta është legjitime në një vend, pushkatimi pa gjyq është një krim i rëndë, ka ndodhur akte dhune shumë më të rënda dhe nuk është plagosur asnjë njeri kur kemi qenë në pushtet”, shtoi deputeti.

Në fund, po aq absurde i ka konsideruar edhe disa deklarata të bërë në media ku krahasojnë vrasjen e Klodian Rashës nga Policia me ekzekutimin e 4 protestueve në Bulevard.

“Të barazosh pushkatimin e 4 protestuesve me një akt kriminal të një polici në detyrë është jo normale”, përfundoi deputeti.

Ai ka komentuar edhe zgjedhjet e 14 majit, ku tha se PS-ja është shumë vonë, pasi do duhet t’i kishte bërë publike më herët kandidatët. Braçe u ndal edhe në lajmet më të fundit për arrestimin e ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonial. Biznesmeni Shefqet Dizdari, tha Braçe, ka lidhje me Sali Berishën se e vetmja marrëveshje për hidrokarburet në Shqipëri është në 2010.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Raporti me Ramën? Braçe: Kam marrëdhënie korrekte institucionale! Propozimet e mia janë në përputhje me qëllimet e PS! Ministrat që flenë gjumë i kam fokus kritike

 

Deputeti socialist Erion Braçe që është komentuar si kritik i mazhorancës, ka bërë me dije se ka marrëdhënie korrekte institucionale me Edi Ramën. Po ashtu u shpreh se propozimet e tij janë të majta dhe në përputhje me qëllimet e PS. Duke iu referuar ministrave që ‘flenë gjumë’, Braçe tha se janë në fokus të kritikës së tij.

“Raporti ynë s’ka rëndësi, më mjafton të kem marrëdhënie korrekte institucionale me Ramën. Kjo është themelore. Deputet me kryeministrin, me kryetarin e partisë. Në marrëdhëniet personale nuk kanë pse të hyjnë të tjerë. Në marrëdhënie institucionale kam qëndruar aq korrekt sa s’ka ku të shkojë më. Kam bërë punën time në zonën elektrorale dhe të gjitha propozimet e mia janë të majta dhe në [përputhje me qëllimet dhe objektivat e PS.

Në anën tjetër, jemi në prag të zgjedhjeve dhe e gjithë sjellja implikon edhe me prezantimin para zgjedhjeve. Përtej kësaj, mas pulsin e njerëzve atje poshtë, bujq, blegtorë. Ka degë të qeverisjes që nuk performojnë. Të rrish 11 muaj nga një deficit 83 miliard lekë dhe me suficit 7.9 miliard lekë, në datën 30 nëntor dhe më 31 dhjetor të jesh me 71 miliard lekë deficit dhe në harkun e 1 muaji të kesh përdorur 146 miliard lekë, të kesh kryer në 1 muaj 146 miliard lekë shpenzime që janë të barabarta me 4 muaj janë të flesh gjumë. Ministrat që flenë i kam në fokus kritike dhe nuk mund t’i mbështes.”, tha Braçe.

Ora 18:26
Braçe: Biznesmeni Shefqet Dizdari, i lidhur me Berishën! Në 2010 ka firmosur kontratë për hidrokarbure, marrëveshje tjetër nuk ka

Nga studio e Report Tv, deputeti socialist Erion Braçe iu ka kthyer përgjigje 2 palëve të PD-së, asaj të Sali Berishës dhe të Enkelejd Alibejt, që e lidhin Edi Ramën me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonial që u arrestua në Nju Jork. PD-ja e Berishës ka deklaruar se Rama ka lobuar me anë të tij për shpalljen  ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit, ndërsa PD-ja e Alibeajt, për lobim që përfshinte Nick Muzin. Kjo për Braçen është absurde dhe për këtë dha argumentet e tij.

Ai përmendi edhe biznesmenin Shefqet Dizdari, ku e cilësoi si të lidhur me Sali Berishën. Deputeti socialist u shpreh se marrëveshja e vetme për hidrokarbure që ka Dizdari është nënshkruar në 2010, gjatë kohës se qeverisë Berisha. Marrëveshje tjetër, thotë Braçe, nuk ka. 

“E kam ndjekur gjatë gjithë ditës, nuk e di për ca apo nëse akuzohet Rama, në Amerikë në radhë të parë, akuzohet për gjë? Nga sa lexova nga 2 vendime të ndryshme, një Nju Jork me favorizimin e oligarkut rus dhe një çështje tjetër Uashington që ka marrë parë nga 2 tipa me origjinë shqiptare. Dëgjova që një nga copat e PD e lidh lobimin e Ramës që FBI të shpallë Non Grata Berishës, se kush është Berisha e njohin të gjithë, nuk ka nevojë të lobosh, zbuluan historinë si komandati i gardës që ma prezantojnë për burrë të rëndësishëm ndërron pjesë të pistoletës për t’iu shmangur përgjegjësisë për vrasjet në 21 janar, për ca duhet Rama të lobojë, ata e zbuluan këtë gjë, për të mos thënë ndonjë tjetër. Janë në metro këto. Për ca duhet të lobojë Rama në Amerikë për Gërdecin, ky është një fakt, Berisha me Mediun kanë mashtruar Amerikën.

Ka lobuar në Amerikë për financimin e fushatës me paratë ruse, e kanë seriozisht, e kanë fjalën për Nick Muzin, ai është hetuar atje, është gjykuar atje. Për ca flasin, për ca duhet të lobonte Rama?  Për ca duhet të lobonte Rama në Amerikë, po këto janë fakte të njohura nga organet ligjzbatuese në Amerikë, e akuzojnë për marrëdhënie me 2 tropojan? Duckallari thotë Berisha? Këtë s’e njoh. Unë kam punuar më Ramën, nuk e di se ku hyn ky këshilltar. Për ça ka qenë ndërmjetës? E di gjithë dynjaja dhe Amerika se çka bërë ky në 21 janar, ky dhe Basha. Shefqet Dizdari, tropojan tjetër, ka vetëm një kontratë është në 2010 e ka firmosur Berisha, gjë tjetër në fushën e naftës nuk ka. Për ca e akuzojnë Ramën, dua ta di, a ka akuzë për të në Amerikë? Është tjetër gjë nëse akuzohet në Amerikë. Nick Muzin është hetuar dhe gjykuar atje dhe është ndëshkuar atje”, tha Braçe në Report Tv.

Kush është Shefqet Dizdari?
Shqiptarja.com ka siguruar dokumentin që vërteton se amerikani, ish zyrtari të lartë të FBI-së Charles McGonigal ka një aktivitet biznesi në Shqipëri. Ai është administrator i një studioje ligjore të quajtur ‘Laë Office and Investigation’, aktualisht me aktivitet të pezulluar dhe ka 25% të aksioneve.  Mirëpo, ajo që hedh më shumë dritë në gjithçka që ka ndodhur dhe cila është lidhja me Shqipërinë lidhet me emrat e tjerë që janë si aksionere në këtë kompani: Shefqet Dizdari dhe Agron Neza. ‘Law Office and Investigation’ është një kompani e regjistruar në vitin 2008 nga Shefqet Dizdari, një avokat shumë i njohur nga Tropoja, i cili në 2019 ai i ka shitur aksione ish zyrtarit të lartë të FBI Mc Gonigal, Agron Nezës dhe një shtetasi tjetër të huaj, me emrin Mark Thomas Rossini.  Dy vite më parë, pra në 2017-n, amerikani kishte pasur një takim me Kryeministrin Rama.

Charles McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se ka marrë një ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.

Ora 18:05
Zgjedhjet e 14 majit, Braçe: PS është shumë vonë, duhet t’i kishte bërë publik kandidatët

Zgjedhjet e 14 majit, ka qenë në fokus të bisedës me deputetin socialist Erion Braçe, ku tha se PS-ja është shumë vonë, pasi do duhet që t’i kishte bërë publike kandidatët. Ai tha se PS-ja do duhet të hapet

“Jemi vonë, duhet të ishin zgjedhur kandidatët, ka rol shumë të rëndësishëm kandidati, për më tepër kedhi dhe 3-4 opozita, ca do bëj ky aman, aman se e kemi njohur, kë do vrasi ky,m kujt do ia presi duart ky, për më tepër ku s’ka parti, duke i marrë të mirëqenë sa të fortë janë këto, jemi vonë, kush duhet të jetë duhet të ishte bërë analiza, ti po, ti nuk do jesh kandidat dhe për një mandat tjetër. PS duhet të jepet, përkundrejt shoqërisë, s’e kemi pretenduar që vetëm ata që janë në PS vlejnë për kandidat për të qeverisë Bashkinë, ka edhe element të tjerë, që i bëjnë mirë komuniteteve për të qenë kandidat dhe për të marrë përgjegjësi, përzgjedhja duhet të bëhet në komunitet dhe për të sjellë në PS për ajër të freskët”, tha Braçe.

Ora 17:54
Braçe: Kërkova tek ‘Ekonomia’ t’i vihet taksë qumështit të kremit! Nëse do tregoheshin komponentët, të gjithë do konsumonin kafe shqeto

 

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar që t’i vihet taksë qumështit të kremit të njohur 'barista'. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se askush nuk flet për efektet që sjell qumështi ai që përdoret nëpër lokale për ‘makiato’. Nëse kjo do të bëhej, të gjithë do të konsumonin kafe shqeto.

Nga ana tjetër, sot në Komisionin e Ekonomisë u diskutua për vendimin e qeverisë për heqjen e taksës së hirrës dhe të homogjenizuar, për të cilët nuk munguan tonet e ashpra. Braçe kujton propozimin e vitit 2021 që synonte taksë më të shtrenjtë për qumështin pluhur në mënyrë që të ndihmohej prodhimi vendas. Deputeti socialist propozoi taksë për nënproduktet e qumështit, hirra, vaji i palmës, qumështi barista dhe niseshteja.

“Sot diskutuam heqjen e taksës kombëtare mbi qumështin e hirrës dhe të homogjenizuar. Ky ligj u propozua në 2021 për të cilin isha kundër. Atëherë propozova t’i vihej taksë qumështit pluhur që është qumësht i koncentruar, nga i cili është hequr uji. Hyn në treg për të zëvendësuar qumështin lëng. Atëherë u rrëzua propozimi dhe u tha që nga këto taksa përjashtohen fabrikat e qumështit. Propozimi im synonte që çmimi i qumështit pluhur bashkë me taksën e vendosur mbi të të ishte më i shtrenjtë se çmimi i qumështit të freskët që mblidhej nga fshatarët.

Nga viti 2021 e këtej kemi humbur bagëti e qumësht të freskët. Të njëjtin propozova dhe për qumështin e hirrës. Të njëjtën propozova për niseshten që të bëhet e padobishme për tu përdorur si masë për të shtuar djathin. Propozova taksën mbi vajin e palmës. Të gjitha u votuan kundër përveç qumështit të hirrës dhe të homogjenizuar. Kërkova t’i vendoset taksë dhe qumështit barista. Askush nuk thotë në bare se çfarë komponentësh ka qumështi barista që i hidhet kafes. Po t’jua thonë do merrni kafe shqeto”, tha Braçe.

Ora 17:40
Braçe për grumbulluesit: Japin para me fajde! Kanë rrjepur bujqit dhe pa pikë turpi duan të hyjnë në politikë

 

Deputeti Erion Braçe është kujdesur që të propozojë nismë ligjore për mbrojtjen e fermerëve. Së fundmi, Ministria e Bujqësisë ka pranuar nismën e tij që grumbulluesit e prodhimeve bujqësore të paguajnë detyrimet financiare ndaj fermerëve brenda 60-ditëve ose në të kundërt t’i aplikohen kamatëvonesa.

Në një intervistë për Report Tv e konsideron problematikë jetike që po i zhyt bujqit në borxhe pasi i kanë të rëndësishme paratë që marrin nga grumbulluesit. Po ashtu shprehet se grumbulluesit japin para me fajde dhe nga ana tjetër guxojnë që të tentojnë të hyjnë në politikë.

“Nëse një kompani grumbullimi ka 2-3 milionë euro pa paguar, natyrisht që janë shumë para që po i vonohen bujqve me 10 e 12 muaj po ka dhe më shumë se aq. Duam që në atë shtrat ligjor që kemi marrëdhëniet kontraktore, të hyjnë edhe bujqit, marrëdhënia e tyre në raport me grumbulluesit që merren me shitje në tregun e brendshëm, përpunim dhe me eksportuesit. E gjitha synon që brenda 30-60 ditëve, bujqit të marrin paratë e tyre të mundit e djersës. Për bujqit janë të domosdoshme ato para.

Kjo problematikë është jetike se po i zhyt bujqit në borxhe.  E kanë rrjepur bujkun dhe drejtues të tyre duan të hyjnë dhe në politikë pa pikën e turpit se mendojnë se i kanë zgjidhur punë duke i dhënë para me fajde vetëm me 32%. Ky zinxhir që nis nga marrëdhënia e keqpërdorur nga një grusht grumbulluesish shfrytëzues të punës së bujkut, duhet të marrë fund tani dhe me ligj.

E dyta që është e rëndësishme është të bëhet plan shlyerjesh të vlerës së mallit të grumbulluar nga bujqit. E treta është të ketë start të njëjtë se po i bëjnë gropën fshatrave, po luajnë me çmimet dhe rrënojnë grumbulluesit e ndershëm që po i nxjerr nga tregu duke lënë vetëm spekulantët. Ata që thonë ‘ju preu barku për lekët e bujqve’. Po mua më preu barku për lekët e bujqve”, tha Braçe.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xha sulo: 25/01/2023 01:34

    BRACE TI DUHESH ZGJEDHUR MINISTER BUJQESIE,,,,KRIFCA DUHET TE SHKOJE ME SHTEPI....TE LAJE ENET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)