Braçe në tregun e fruta- perimeve në Tiranë: Supergrabitje! Qepët në Divjakë kushtojnë 12 lekë/kg, në Tiranë e shesin me 120!

Braçe në tregun e fruta- perimeve në Tiranë: Supergrabitje! Qepët në Divjakë kushtojnë 12 lekë/kg, në Tiranë e shesin me 120!

Postimi i Braçes

TIRANË- Zv. kryeministri Erion Braçe ka inspektuar tregjet e fruta perimeve në Tiranë, ku ka konstatuar atë që shumë prej qytetarëve janë ankuar gjatë kësaj situate të COVID-19, rritjen e çmimeve, edhe pse janë produkte vendase.

Shembullin më të tjeshtë e ka bërë me produktin e qepës dhe të patates, ku në Divjakë shiten 8 herë më shtrenjtë.

Për këtë arsye, ai ka paralajmëruar se nga sot e tutje çdo tregtarë do të jetë i unifikuar në çmim e produkt.

Postimi i plotë i Braçes
Kjo eshte grabitje e dyfishte! Kam qene prej mengjesit ne tregjet publike te fruta perimeve ne Tirane; Ndoqa cmimet per dy produkte, qepen e thate-e re, pataten-e re. Te dyja produkte ekskluzive te Divjakës! Vjelja sapo ka nisur ne Divjake dhe produkti sa ka dale ne treg; Por shihni cfare grabitjeje eshte: Cmimi dje i qepes ne Divjake u ul dramatikisht ne vetem 15 leke/kg; Cmimi sot i te njejtes qepe te marre dje ne Divjake , ne cdo treg te Tiranes eshte nga 70 leke/kg ne 120 leke/kg!

Kuptoni? Nga 4.7 here me shtrenjte deri ne 8 here me shtrenjte! Grabitja e pare eshte ndaj bujkut ne Divjake; Ulja e cmimit deri ne 40% nen kosto, te nje super produkti per te cilin 7 muaj me rradhe ai, bujku ka punuar 12-14 ore ne dite e ka paguar pa fund nga mbjellja ne cdo sherbim, eshte nje supergrabitje! Imagjinoni, nje tregetar “shumice” qe ben thjesht transportin nga Divjaka ne Tirane, fiton 20, 30, 40 leke per kg, 50, 100, 200, 250% me shume se bujku qe eshte rropatur 7 muaj me rradhe!

Kush nuk e kupton, e shperfill, e nenvlereson kete, te vije ta ule njehere menderen ne fushat e Divjakes; Kush me tregon tregun e rregullat tij duhet ta qepe e te kuptoj qe ky eshte pazar e ska lidhje me tregun kerkund! Grabitja e dyte eshte ndaj qytetarit ne Tirane; Rritja e cmimit te qepes nga 15 leke ne Divjake deri ne 120 leke ne Tirane, eshte nje supergrabitje e dyte! Por ben edhe nje dem te dyte; Ule konsumin-qytetari do blej me pak, tapos tregun, bllokon prodhimin ne Divjake e me keq, ul cmimin edhe me poshte se kaq duke sjelle nje humbje financiare shume te madhe! E njejta gje edhe per pataten; Patatja e re sot ne treg eshte vec patatja e Divjakes.  Cmimi dje ne Divjake u ule ne 20 leke/kg, ndersa sot ne Tirane cmimi ishte 80 leke/kg!

Grabitje njesoj si e para! E dija qe do ndodhte kjo histori dhe kam nje muaj qe flas per kete; Madje duke shtuar se bujqesia e bujqit prodhues po mbajne Shqiperine ne dy muajt me te veshtire te saj, ekonomine ndezur kur sektore te tere u fiken! Tani meqe nuk na begenisi kush, nga sot ne mengjes nga Divjake , cdo tregetar do kete sjellje tjeter, te unifikuar ne produkt e ne cmim! Zgjidhje tjeter nuk na late!

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kape: 08/05/2020 20:26

    Kush qenka ky Erjoni që paska zbuluar këtë grabitje? Ku punon ky? Kush ja bën pazarin e frutave dhe perimeve? Ku banon ky? Që e zbuloj këtë grabitje të madhe.Sepse unë si qytetar I Tiranës,nuk e dija që po na vjedhin.Të falenderoj shumë që më tregove,se nuk e dija. Tani kush do më tregojë? Kush është ai xhaxhi tjetër që do ndalojë këtë grabitje?

    Përgjigju
  • dhurata: 08/05/2020 12:51

    sepse perimet vendase jane shum shtrejt me teper fiton tregtari se bujku

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/05/2020 23:11

    Do ishte mire sikur te hapje disa markata shteterore, bleja ti si shtet produktet fshatarit,coji ne dyqane dhe shitja qytetarit me cmim te lire. Le ti shohim ato hajdute qe luajne me popullin se si do sillen me cmimet pastaj.

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/05/2020 20:44

    S ka shtet se po të kishte plerave fshatarë do u dridheshin këmbëtë!

    Përgjigju
  • Liku: 07/05/2020 19:30

    Tregu fruta perime eshte kthyer ne treg matrapazesh sinjalin e ka dhene shtypi, stopi me fakte sa shitej tek shumica dhe sa ne treg

    Përgjigju
  • Drejtesia: 07/05/2020 18:08

    Populli ju ka dhene sovranitetin e tij dhe fuqine e pushtetit qe ju te vendosni me mend ne koke ne emer te tij dhe nuk duhet te ndjeheni krenar per kete che jo ta shisni pushtetin e popullit dhe veten tuaj bashke tek kriminel ordiner dhe tek vrases e rrugace qe pastrojne parane e krimit nepermjet monopoleve qe kane krijuar gjithaandej... aq me keq qe kjo behet edhe me kriminale kur loz dhe perfiton duke grabitur ushqimin e popullit , duke varferuar dhe dekuarajuar fshatarin qe te jetoj me pune te ndershme te bujqesise si dhe duke shkaterruar ekonomine e dobet dhe te rrenuar te qytetareve, rroga e te cileve ka vite qe nuk rritet asnje cent dhe ku cmimet e larta dhe ofenduese edhe per popullsite me te masura te europes po i detyrojne amiljet te ushqehen keq , tu heqin buken nga goja femijeve te tyre ose te mos ushqehen fare ... kjo eshte kriminale.. eshre shkaterruese per ekonomine, per dinjetin per te tashmen.. per te ardhmen ... per cdo kohe ..dhe ne cdo aspekt.. Perdoreni pushtetin e popullit per tja kthyer atij dinjetin dhe mireqenien ... mos u beni skllever dhe lalangjoze te krimit.. Nuk ka asgje mbi pushtetin e popullit... vetem Zoti vjen me pas.. dhe ju duhet te ndjeheni edhe njehere krenar dhe te pergjegjshem per te bere detyren tuaj, ndryshe gjykimi do ju ndjek ne kete jete ..por edhe ne ate tjetren..

    Përgjigju
  • Tregtari: 07/05/2020 18:02

    Po fature tvsh ( kupon tatimor) e pe Erjon qe askush nuk leshon, qytetari e paguan , shteti s’mer taksen, fshatari s fiton , Vetem tregetari abuzues te rjep... Atehere ti e ke shtetin pse nuk i denon ku eshte autoriteti konkurences? Vetem marin rrogat po tatimet .. lere se e keni qelb punen..

    Përgjigju
  • Abuzimgalopant: 07/05/2020 16:08

    Tani te paska dale gjumi o Brace? Ky fenomen ka vite qe ndodh qekur jane krijuar monopolet e shumices qe marrin ne qafe si fshatarin e shkrete qe rropatet per te nxjerre buken e gojes ashtu dhe qytetarin qe e ble mallin disa here me shtrenjte se cvlen ne te vertete. Po nuk i cmontuat keto monopole ky avaz ka per te qene jete e mt.

    Përgjigju
  • Brace: 07/05/2020 16:07

    Nafta po te shitet me 110 lek me shumice. Frutat dhe perimet i thate vet sa jane. Tju vije turp qe nuk beni drejtesi por, vec leshoni fjale te medhaja kot. Turp te vije

    Përgjigju
  • goni: 07/05/2020 15:21

    çdo gje esht abuzive o Braçe. sa e ke naften, mishin , bulmetin, frutat ......,,? vetem rrogat i ke me te ultat ne bot. ndersa çmimet i ke me te lartat ne evrop. 1 kg kafe 6 € ne gjermani , po e njejta tek konadi 20€ kg. skandal. e shum te tjera.

    Përgjigju
  • Populli: 07/05/2020 14:52

    Respekt per sjelljen publike te z.Brace,por kjo we l keni lejuar, qofte dhe mungesen e vemendjes eshte nje dem shume i madh qe i keni bere popullit dhe vetes suaj njekihesisht...eshte krim te lejosh grupe rrugecesh ordiner dhe banditesh so Celat ne Elb te fuqizohen ekonomikisht per te bere krime, duke grabitur si fshatarin ashtu edhe popullin. Keto monopole do ju hane koken dhe juve me pushtetin ekonomik qe Martin kur nuk kane 2 g mend. Ju duhet te keni vetem nje aleat dhe ky eshte populli. Duhet te punoni cdo dite per te ndryshe dhe ju jeni duke konsumuar nje krim...

    Përgjigju
  • 1965: 07/05/2020 14:50

    Ke te drejte minister por cfar pret vepro me tregetaret qe na rjepen ne Tirane konkretisht Uzina Dinamo,ose vendos nje Taskforce vetem per fruta perimet qe ta ndjek cmimin ashtu sic thoni ju nga shumica deri tek pakica se ne si popull nuk na pyet njeri.Keta tregetare vetem po i gjobite ndoshta mund te....

    Përgjigju
  • Arben Metani: 07/05/2020 14:11

    Erion e kuptove vone. Kane 30 vjete qe po i vjedhin gjakun e femive te gjithe Shqiptareve qe rrojn me token. Por e di Erion, nuk te mban gjate inati ty, se i ke by***t e vogla per keto pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve