Braçe: O VIP, mos e shkurto punëtorin se s'ke lekë! Shkurto luksin tënd ose do i paguash 12 paga e shpërblime

Braçe: O VIP, mos e shkurto punëtorin se s'ke lekë! Shkurto luksin tënd ose do i paguash 12 paga e shpërblime

Zv kryeministri Erion Braçe

TIRANË- Zv kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar biznesin e madh që të mos shkurtojë punonjësit në këtë periudhë që ka rënë fluksi i punës, pasi ata mbrohen me ligj, e në të kundër do t'i paguajë deri në 12 paga.

Ai ka cituar Kodin e Punës, ku parashtrohen qartë rastet se kur pronari detyrohet të shkurojtë stafin për mungesë të fondeve, ka disa detyrime ligjore, mes të cilave dhe trajtimin me pagese papunësie. Gjithashtu, Braçe ka renditur edhe të drejtat që ka çdo punonjës nëse hiqet nga puna pa e njoftuar paraprakisht.

"O VIP, mos e shkurto punëtorin! Shkurto luksin tënd! Dje, krejt pa dashje-me dashje do vijoja te lexoja, ne nje televizion, dëgjova një muhabet për punetoret në biznesin e madh. Shikoni, puna në ketë vend rregullohet me ligj, mbrohet prej tij dhe gjykata. Cilido që jep si zgjidhje shkurtimin e punëtoreve ne biznesin e madh e pastaj, trajtimin me pagese papunësie, duhet te lexoje kodin e punes! Largimi nga puna se “pronari s'ka leke”, nuk është një llaf muhabeti, por procedure ligjore dhe PAGA, paga e shpëblime edhe kur largon nga puna.

Kodi i punës është i tillë:
Unë jam në punë, por nuk kam firmosur kontratë pune, pagën e tërheq në bankë. Pra, Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune pa afat. Pronari mund të më largojë nga puna, sepse nuk ka para (Neni 144, Pika 3) por duhet:
Të më njoftojë hap pas hapi që do të më largojë nga puna (Neni 144, Pika 1). Kjo zgjat 1 javë.
Të më paguaje për një periudhë kohe (Neni 143, Pika 1):
5 ditë sepse jam brenda 3 mujorit të parë të punës;
2 javë sepse kam mbi 3 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 6);
1 muaj sepse kam mbi 6 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 2 vjet);
2 muaj sepse kam mbi 2 vjet që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 5 vjet);
3 muaj sepse kam mbi 5 vjet që punoj këtu.
Të më japë shpërblim vjetërsie sepse kam mbi 3 vjet që punoj këtu (Neni 145)

Unë përfitoj pagesat për:
5 ditë, kur jam brenda 3 mujorit të parë të punësimit 
3 javë, kur jam brenda 6 mujorit të parë të punësimit
1 javë + 1 muaj kur kam mbi 6 muaj punë por nuk janë mbushur ende 2 vjet
1 javë + 2 muaj kur kam mbi 2 vjet punë por nuk janë mbushur ende 3 vjet
1 javë + 2 muaj + 1.5 muaj kur kam mbi 3 vjet punë, por nuk janë mbushur ende 5 vjet
1 javë + 3 muaj + 2.5 muaj kur kam të paktën 5 vjet që punoj këtu

Nëse pronari nuk më njofton, unë kam te drejte ta padis atë ne gjykate! Gjykata do ta detyrojë pronarin të më paguaje nga minimumi 2 paga deri në maksimumi 12 paga (Neni 146, Pika 3). B. Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune me afat. Pronari nuk mund të më largojë nga puna përpara përfundimit. Nëse me largon nga puna, unë kam të drejte ta padis në gjykate!", shkruan Braçe.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sander: 01/04/2020 23:59

    Erion.Hidhni nje sy nga Dogana Shqiptare sepse e kane shkateruar ne berthame DPD me disa shpikje qe bene disa pseudoeksperte ne kohen e Belinda Ikonomit dhe me pas te Arlind Gjokutes.Shikojeni sa nuk eshte vone sepse po degradon situata shume keq.

    Përgjigju
  • k***di: 01/04/2020 23:35

    ndyresire bibilush. kush ta refuzoje luksin un apo ti?

    Përgjigju
  • rei: 01/04/2020 22:26

    O Erion, nuk e di nga te buron ky mllef dhe ben shume gabim qe i konsideron te gjithe vipa edhe pse nuk eshte e drejte qe ne emertimin biznes te madh keni futur te gjithe bizneset qe kalojne pragun e xhiros 14,000,000 leke. Biznes i madh duhet te quheshin vetem ato biznese qe ne fund te vitit kur behet bilanci te kishin te pakten nje fitim neto mbi 5,000,000 leke sepse shumica e biznese qe ju i quani te medhenj jane ne kufijte e mbijeteses. Ne vend qe te kerkonit ndjese qe nuk kishit mundesi te pakten ti afronit te gjithe atyre punonjesve qe kane derdhur kontributet shendetesore dhe shoqerore pagen minimale sic po beni per biznesin e vogel, eshte e pa pranueshme qe ju te perdorni kete lloj gjuhe kundrejt ketyre bizneseve qe kane vite qe jane taksapaguesit me te rregullt dhe mbajne barren kryesore te vendit. Nuk me duket aspak normale dyfishimi i pages per kategorine e te papuneve,ndihnes sociale dhe biznesit te vogel kur themi qe jemi ne kohe lufte dhe do ishte e drejte qe gjithesecili nga ne te hiqte dicka nga vetja per te bere te mundur te kalonim sebashku kete situate te lire.

    Përgjigju
  • Roko vlore: 01/04/2020 18:13

    Brrrrravo Genti Keta flasin nga zyra aty ku lodhen shume dite e nate Nga ato zyra me spa brenda e me sauna Vajta ne banke eeee mir imir radha radhe iki qe andej normalisht pa mbaruar pune del polici autorizimin special nuk lejohet te qarkullosh me makine shih vuuuu E keta na tregojne si te bejme biznes kemi 20vjet qe punojme e pagojme per keta sharlatane Me pak fjale Futja pordhes o erion brace

    Përgjigju
  • Robert: 01/04/2020 18:02

    Po ju keni kohe qe paguani nga 12 paga dhe spo e rr**ni fare

    Përgjigju
  • Aliu: 01/04/2020 16:01

    Kodi i punes ne faqe 96/97 parashikon edhe nderprejet e njeanshme te mardhenieve te punes nga punedhenesi per shkaqe te jashtezakonshme.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 01/04/2020 16:01

    Punetori paguhet per punen qe ben. Kur nuk paraqitet ne pune, pronari ka te drejte ta largoje nga puna. Gjykata te denoje ate qe e pengon punetorin te shkoje ne pune. Kur nuk shkon ne pune per aresye shendetesre, paguhet nga sigurimet!

    Përgjigju
  • Aliu: 01/04/2020 16:00

    Por kodi i punes ka edhe nje pike ku specifikohet nderprerja e njeanshme e punes per ngjarje te jashtezakonshme. Mbyllja e bizneseve me VKM per situaten ku jemi , eshte nje ngjarje e jashtezakonshme. (Faqe 96/97) e Kodit te Punes.

    Përgjigju
  • Ervin: 01/04/2020 15:54

    Zoti brace ne kete rast ne fakt i pari qe ka shkelur kete rregull eshte pikerisht shteti,i cili ka pushuar nga puna pa paralajmerim punedhenes e punemarres bashke. Pra,ne keto kushte,e gjithe barra dhe detyrimi i ngarkohet ekzekutivit,i cili kreu kete akt. Nuk ishte vullnet i punedhenesit ne kohe normale,ndaj mos spekulo me popullin.

    Përgjigju
  • Juristi: 01/04/2020 15:33

    Z. Zv/km mos cito copeza ligjesh qe nuk arrin ti kuptosh se nuk eshte zanati yt. Me mire bej tjetren: shko neper gjykata dhe kerceno gjyqtaret me veting. Kete e ben mire.

    Përgjigju
  • Genti: 01/04/2020 15:33

    Zoti Brace shpresoj ta lexosh se kisha nja dy pyetje e sqarime per kercenimet dhe sarkazmen tende . Une qe po te shkruaj jam nje punedhenes i 18 personave prej gati 5 vjetesh dhe kam nje Bar Restorant qe me urdher qeverie eshte mbyllur dhe do rrihe mbyllur deri ne fund te kesaj pandemie qe na ka rene te tereve nenvizoj te tereve. Pra Ju si pjese e kesaj qeverie nuk mund ti ndani njerzit ne grupe sic ndate bizneset per perfitime per pagat. Une dje Zoteri kam paguar taksat tatimet sigurimet shoqerore qerane drita uje te cilat dhe pse jam mbyllur prej 21 ditesh vijne afrofe sikur kane ardhur dhe muajt qe kam punuar 30 dite dhe te parat kam derdhur pagat e punetorve sepse e di me mire se ty qe jane aseti im me i vyer e pa to nuk do isha ketu ku kam arritur bashke me to. Minimumi qe Ju si qeveri mendoj dhe per fair play do ishte shtyrja e taksave per keto muaj qe spo punojme, pagesa e sigurimeve shoqerore dhe drita uje te paguajme aq sa jane jo sa i teket nenpunesve tuaj dhe kjo do bente qe punetoret do paguheshin te plote pa na kercenuar ju. Jemi njerez ne rradhe te pare dhe njerzit me te cilet perballojme punen e hallet padyshim do paguhen dhe keto dite po e po por dhe nese zgjat edhe me shume gjithmone kjo do ishte e mundur nese Ju nuk benit keto diferencime Biznes i madh asgje i vogli po. Kam degjuar neper emisione dhe portale perfaqsues te Qeverise qe thone hape me sherbim taxi etj etj. Po mire more kujtoni Ju se ne nuk na shkon mendja vete.? Realiteti esht qe ketu nga Dr qe po ju flas kane hapur disa dhe punojn kush fshehurazi kush me leje Gojarisht dhe e din sa punojne? Dikush ben 3 pizza ne dite dikush max 5 se njerzit jane neper shpia kane kohe te gatuajne e per me teper skane leke te harxhojne per gjera extra sepse nuk i dihet sa do zgjajse me te drejte. Dhe Ju mendoni qe shpenzimet mujore per nje biznes kalohen me nje xhiro ditore prej maksimuni 50 mij lek te vjetra ? Merrni kredi do thuash ti e kemi vene ne dispozicion. Po nese une do kisha nje drite te bardhe ne fund te tunelit kujton se sdo e merrja dhe ketu ju prap doni te perfitoni me perqindjet. Dhente zoti mbaron ne Maj kjo flame dhe ne hapim. E din ti qe sa kohe mund te doje kjo krize qe te kaloje? E imagjinon dhe vete besoj qe dalja per dreka e darka ne restorante do jete luks se njerzit s’kane me te shperdorojne si per ne dhe per Turizmin. Dhe une perpos kesaj duhet te paguaj dhe kredine qe Ju me aq dashamiresi ma ofroni me perqindje. Ka nje instrumet me te thjeshte i Nderuar shtyrje te detyrimeve ndaj Qeverise dhe detyrim per pagese punetoresh. Do ishte fantastike dhe do benit gjene e duhur moralisht ne rradhe te pare pastaj per syte e qytetarve tuaj. Jemi ne lufte dhe luften me peshen dhe kostot e saj duhet ta paguajme te gjithe njesoj I madh apo i vogel i zi apo i bardhe. Sa per luksin ishalla te ka dale nga goja ne emocion e siper se luksin dhe qorri ne kete vend e din ku e ka shtepine. Flm dhe me fal per zgjatjen

    Përgjigju
    • Shkodrani: 02/04/2020 00:04

      Kot lodhesh o Gent sepse e ka thene axha im nje fjali per Bracen "aq i vogel asht sa qe me biciklete e shtypi". Me pak fjale ta shtypesh si morrat

    • Hako: 01/04/2020 19:54

      Respekte,nuk di cfare te shtoj me shume.

    • CaBone: 01/04/2020 16:54

      Hallall Genti per shkrimin, dhe te uroj shendet e mbarsi vlla. Me pelqeu shum mynyra e vlersimit te stafit. Respekte

    • The Outsuder: 01/04/2020 16:46

      Bravo!!

  • Ilir: 01/04/2020 15:03

    Z. Brace, Por je ti si qeveri qe i pengon me polici punonjesit te shkojne ne pune, . Ndermarrja financohet nga te ardhurat e pertuara nga puna e punonjesve! Ti nuk i le te punojne, pra ti t'ua paguash pagat!

    Përgjigju
  • Drejtesi: 01/04/2020 14:56

    Nese do zbatohet e drejte kjo, patjeter qe nuk guxon asnje ti mohoje pagen punetorit. Kontrolloni per kontratat dhe mos i lini ne meshire te fatit njerezit. Bejini shembull keta grabites te oreve te punes ,te njerezve qe punojne dhe nuk paguhen

    Përgjigju
  • Turi: 01/04/2020 13:57

    O vip,dorezo pronat qe grabite divjake,dhe kthej popullit pastaj flasim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'