Siguria e këmbësorëve në vijat e bardha! Braçe publikon videon virale, thirrja për kryebashkiakun Veliaj: Urgjent! Është super zgjidhje

Siguria e këmbësorëve në vijat e bardha! Braçe publikon videon virale, thirrja për kryebashkiakun Veliaj: Urgjent! Është super zgjidhje

Këmbësorët që mbrohen nga barrierat në vijat e bardha

Deputeti socialist, Erion Brace ka dhënë sugjerim për një zgjidhje ideale që i jep siguri dhe mbrojtje këmbësorëve kur kalojnë në vijat e bardha. Në një video të postuar në Instagram që është bërë virale duket se krijohen barriera mbrojtëse për kalimtarët dhe makinat e kanë të pamundur të kalojnë.

Në rast aksidenti për shkak të shpejtësisë përtej limitit, nuk i ndodh asgjë kalimtarëve sepse janë të mbrojtur ndërsa makina mund të pësojë dëme të mëdha. Madje ndizen dritat e kuqe për të paralajmëruar automjetet se nuk e kanë radhën për të kaluar.

Në videon që shpërndau në Instagram, Erion Brace i bën thirrje kryetarit të bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj që të bëjë diçka të tillë në kryeqytet për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga shoferët e papërgjegjshëm në timon.

Nuk janë të rralla rastet kur në vendin tonë raportohen aksidente në vijat e bardha. Ndër më të rëndat ishte më shumë se një muaj më parë në "Rrugën e Kavajës" kur një çift së bashku me foshnjen 3 muajshe u përplasën nga automjeti tip G Class i drejtuar nga Ajas Sulejmani. Ai shkeli semaforin duke kaluar me të kuqe ku përplasi prindërit dhe foshnjen që fatmirësisht nuk u lëndua, ndërsa çifti i bashkëshortëve Vilma dhe Arjan Konomi morën trajtim në spital.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ndarja e re territoriale, sipas jush duhet të ketë më shumë apo më pak se 61 bashki?



×

Lajmi i fundit

John

Ish-presidenti rus Medvedev anulon përdorimin e armëve bërthamore