Braçe 'shuplakë' të fortë sistemit dhe politikës: Rrëmbimi, vrasja, e zhdukja e Remzi Hoxhës krimi më i madh i regjimit të Sali Berishës! Dështim mungesa e drejtësisë

Braçe 'shuplakë' të fortë sistemit dhe politikës: Rrëmbimi, vrasja, e zhdukja e Remzi Hoxhës krimi më i madh i regjimit të Sali Berishës! Dështim mungesa e drejtësisë

Sali Berisha, Remzi Hoxha dhe Erion Brace

Zv.kryeministri Erion Braçe e quan rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, si krimin më të madh të regjimit të Sali Berishës. Akuzat për Berishën i vijon duke përmendur sipas tij edhe një zinxhir hapash kriminale; si vrasja e 4 qytetarëve në Bulevard dhe Gërdecin.

"Rrëmbimi, torturimi, vrasja, zhdukja e Remzi Hoxhës është krimi më i madh shtetëror i rregjimit të Sali Berishës! Nuk ka ndodhur me kënd ky zinxhir hapash kriminale; Ai regjim vrau nga frika 4 qytetare paqësore ne Bulevard, por trupat e tyre nuk u zhdukën; Ai rregjim vrau për korrupsion 26 qytetarë, punëtore në Gërdec, por trupat e tyre nuk u zhdukën!

Remzi Hoxha ishte një luftëtar në Tiranë; Luftetar per lirinë e shqiptarëve të Kosoves! Kjo ishte arsyeja që Sali Berisha, Bashkim Gazidede urdhëruan dhe ekzekutuan rrëmbimin, torturimin, vrasjen e zhdukjen e Remzi Hoxhes! Krimi mbi Remzi Hoxhën është dështimi më i madh i drejtësisë shqiptare; Të vjetrës të kontrolluar nga Sali Berisha e pushteti i tij, të resë që nuk po belbëzon akoma. Drejtësia është dorëzuar. Ka frikë. Pas vdekjes se prokurorit kurajoz Xhevat Hana, askush nuk guxon të prekë me krimin mbi Remzi Hoxhën
", shkruan Braçe.

Mungesa e dretësisë për zhdukjen e Hoxhës sipas Braçes është një dështim i madh i sistemit të drejtësisë por edhe politikës, ndërsa thekon se duhet të vihen para drejtësisë përgjegjësit.
 "Drejtesi pa kurajo nuk ka! Mungesa e drejtësise për krimin mbi Remzi Hoxhën është edhe deshtimi im, si qytetar, si gazetar, si politikan, si deputet, si qeveritar; As unë e askush tjeter-veç Xhevat Hanës, nuk bëra e bëmë gjithçka për Drejtësinë ndaj ketij krimi barbar!

Akti i sotem i familjes se Remzi Hoxhes, Adrianit, nënes, dy motrave e dy vellezerve te tij-ndalja e kerkimit per eshtrat e vellait, burrit, babait te tyre,
eshte nje akt i rënde akuze mbi shtetin shqiptar, mbi secilin prej nesh ne pushtet e me pushtet, ne polici, sherbime, ne prokurorine speciale kunder krimit dhe gjykaten po te tille; Duhet ta pranojme kaq te rende, kokeulur e te përulur!

Por njeheresh edhe duke u shkundur; Nga banda e 25 viteve me pare, Sali Berisha e vrasesi i tij Ilir Kumbaro jane aktiv; Duhet ti shkojne drejtësisë me çdo kusht! Bashkë me ta, Drejtësise duhet ti dorëzohet edhe secili, kudo, që ndihmoi bandën e rrëmbyesve, torturuesve, vrasësve dhe zhdukësve te Remzi Hoxhës ti shpëtojë drejtësisë. Cilido në politikë, Kuvend, polici, prokurori, gjykatë, Qeveri-Ministrinë e Drejtësisë. Unë besoj me forcë se ka ende kohë për drejtësi, nga Drejtësia e Re natyrisht! Koha iken por krim pa ndëshkim nuk duhet të ketë! Ndryshe, dështimi do na ndjekë pas çdo ditë të jetes
", përmbyll Braçe në shkrimin e tij.

Ardian Hoxha, djali Remzi Hoxhës, i cili u zhduk 25 vite më parë nga SHIK-u famëkeq, u shpreh në emisionin Repolitix mbrëmë në Report TV, se Sali Berisha ka urdhëruar ndalimin e babai të tij. "Patjetër përgjegjës është Sali Berisha", tha Hoxha në 'Repolitix'. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/10/2020 22:58

    Ju jeni si kongresistet amerikane, qe sa here ndodhin masakra,u thone familjeve te viktimave:-Mendimet dhe lutjet tona jane me ju.Por kur vjen puna per te votuar ne kongres per shterngimin e ligjit te armeve nuk bejne asgje.Edhe ju keshtu jeni,por per ndershkimin e politikaneve te kompromentuar ne ceshtje te ndryshme.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 22/10/2020 10:58

    Berisha vtasrs i ka duart te lyrr me gjaj.Gjaku me gjak lahet

    Përgjigju
  • ABEDIN: 22/10/2020 10:44

    sa me shume llapni aq me shume po ja rruajne atij

    Përgjigju
  • YYY: 22/10/2020 10:27

    Brace, boll bere predikuesin! Ndjese per gjuhen, por ik q**!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 22/10/2020 10:03

    Kete krim te madh te saliviçidolit e kini mbuluar prej 7 vjetesh duke qene ne pushtet ju politikanet e qelbur te rilindjes,bashkepuntore politikë te KLANSEKTIT PS,PD,LSI.

    Përgjigju
  • Braceeeee: 22/10/2020 09:20

    Ke 8 vjet ne pushtet. Pse nuk e gjete Remziun? Muhabet kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së