Braçe thirrje: Të rriten rrogat e punëtorëve e të përmirësohen kushtet e punës! Pagë minimale 40 mijë lekë, kjo është çështje e PS

Braçe thirrje: Të rriten rrogat e punëtorëve e të përmirësohen kushtet e punës! Pagë minimale 40 mijë lekë, kjo është çështje e PS

Erion Braçe

Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe ka ngritur zërin sot për situatën në të cilën punojnë qytetarë në shumë sektorë në vend, duke kërkuar rroga më të larta për ta dhe kushte më të mira pune. Me një postim në Facebook, Braçe thotë se punëtorët po largohen për shkak se nuk vlerësohen siç duhet, teksa thotë se pandemia nxori në pah edhe më shumë padrejtësi, pabarazi e informalitet në treg.

"Punëtorë kërkoni? Rritini rrogat dhe do i keni! Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre! Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo; mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj. Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës! Kush ankohet se nuk gjen punëtorë, të rrisë rrogat e tyre dhe do i ketë! Në tremujorin e dytë të këtij viti, paga mesatare mujore ishte 56. 710 lekë, në shtet 68. 196 lekë, në privat 51. 247 lekë, paga minimale 30. 000 lekë", shkruan Braçe.

Sipas Braçes, Shumica e punëtorëve në sektorë të tjerë si bujqësi, ndërtim, tregti e transport, kanë një rrogë edhe më të vogël se mesatarja mujore. Ai shkruan se më problem akoma është fakti se tatimi progresiv mbi rrogat nis që me rrogën 30. 001 leke

"Shumica dërrmuese e punëtorëve në sektorët me punësim masiv, bujqësi, industri, ndërtim, tregti, transport, shërbime hotelerie e ushqimi, kanë një rrogë më të vogël se rroga mesatare mujore; më e keqja, edhe sipas grup profesioneve, përsëri në secilin prej sektorëve, punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore: bujqësia paguan një rrogë mesatare mujore prej 35. 887 leke, industria 48. 093 leke, ndërtimi 42. 505 leke, tregtia, transporti, shërbimet etj 43. 034 leke. Më e keqja akoma është se tatimi progresiv mbi rrogat nis që me rrogën 30. 001 leke. Më e keqja fare është se këto rroga paguhen edhe në sektorë me norma fitimi të larta siç ndërtimi, me çmime në rritje dhe jo për shkak të punëtoreve! Ditë më parë, me hyrjen e masave të reja ne kufij, dëgjova punëtoret shqiptarë në sektorin e ndërtimit në Malin e Zi se paguheshin me 20 euro/dita. Shiheni me sa paguhet i njëjti punëtor këtu; ndaj nuk gjeni punëtorë. Rritini rrogat, përmirësojini kushtet e punës!", shkruan Braçe.

Ai bën thirrje më tej që rroga minimale të rritet në 40 mijë lekë dhe se sipa sitj, kjo është çështja e PS.

"Ne duhet të rrisim rrogën minimale, të vendosim nivelin e ri minimal të tatueshëm e shkallët e reja të tatimit progresiv për të mbrojtur punëtorët dhe shtresën e mesme; 40 mije leke dhe tani! Kjo është çështje e PSSH", përfundon shkrimin  e tij Braçe.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besi: 23/09/2021 10:17

    Si zakonisht, komunistet duan te bejne bamiresi me parate e e tjereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet