Braimllari për Report Tv: Pse opozita vendosi të dërgonte draft në Këshill! Aleatë në listat e LSI? Vendosin strukturat

Mbrëmjen e së dielës, opozitarët jashtë parlamenti  vendosën të bënin edhe një përpjekje të fundit për të ruajtur koalicionet. Ata dërguan draft në Këshillin Politik dhe duken të sigurt se edhe nëse kërkesa e tyre për ruajtjen e koalicioneve nuk merret parasysh, Edi Rama nuk do të fitojë një mandat të tretë.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialistë për Integrim Endrit Braimllari tregon pse opozita e Bashkuar vendosi vetëm 4 ditë para përfundimit të kohës të dërgonin një draft lidhur me propozimet e tyre, ku kërkohet hapja 100% e listave, por mos prekja e koalicioneve.

Arsyeja pse opozita vendosi të çojë një draft ka të bëjë pikërisht me kërkesën e opozitës për të hapur 100% listat dhe koalicionet. Nëse Edi Rama mendon që deputetët duhet ti kthehen qytetarëve dhe të dalin me votën e qytetarëve, ti hapë 100%. Jo truke elektorale siç propozon rilindja”, tha Braimllari.

LSI mund të shkojë e vetme në zgjedhje, por mund të përfshijë në listat e saj edhe aleatë. Janë këto skenarët më mundshëm që përfliten për të shkuar në garë nëse hiqen koalicionet. Braimllari pohon se ka diskutime, por vendimmarrja sipas tij nuk do ti takojë vetëm opozitës së bashkuar, por edhe duhet të merret edhe pëlqimi i strukturave të LSI.

“Për sa i përket vendimmarrjes, i takon strukturave të LSI, por edhe opozitës së Bashkuar", tha Braimllari

Grup pune të përbashkët Opozita e Bashkuar ka ngritur edhe për hartimin e një programi elektoral, që po orienton të gjitha partitë jashtëparlamentare drejt një rryme të përafërt programesh.

“Është një grup pune që po orienton politikat, që të merren më të mirat e propozimeve të partive të opozitës me qëllim që të prezantohet një program që vërtet do ketë fokusin kryesor për të nxjerrë vendin nga kriza, për të rimëkëmbur ekonominë”, shtoi ai

Përzgjedhja e kandidatëve është një tjetër çështje ku po përqëndrohet energjia e partive politike. Por në ç’fazë është LSI?

“Ne kemi ngritur një grup pune që drejtohet nga Klajda Gjosha që do kalojë në sitë të gjithë kandidatët e mundshëm. Ka një qartësi LSI në këtë situatë, ka më shumë se 2 vite që ka deleguar personat nëpër zona, nuk do të thotë që do jetë lista përfundimtare, por një orientim të saj”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Vetë Braimllari është parë të angazhohet në takime në Qarkun e Korçës. Gjasat janë të kandidojë pikërisht në këtë qark, por në ashtu siç thotë vetë numri 2 i LSI, do të jetë kryesia ajo që do të vulosë listën finale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv