Braimllari: Rama po falimenton biznesin e vogël dhe të mesëm! Korça më e goditura

Braimllari: Rama po falimenton biznesin e vogël dhe të mesëm! Korça më e goditura

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari

KORÇË- Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka hedhur akuza në drejtimit të qeverisë, kësaj here jo për situatën e krijuar nga COVID, por se po shkatërron biznesin e vogël, dhe favorizon vetëm një grup "oligarkësh".

Me anë të një reagimi të shkurtër, Braimllari shprehet se edhe pse ky qark ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, po përballet me një mungesë të strategjisë nga ana e qeverisë.

"Korça me e goditura nga politikat klienteliste dhe korruptive te kesaj qeverie. Qeveria Rama armiku numer nje i biznesit.Qarku me resurse te jashtezakonshme persa i perket bujqesise edhe turizmit, sot po perballet me nje situate te veshtire nga mungesa e strategjise se kesaj qeverie.

Mungesa e investimeve ne bujqesi ka sjelle falimentimin e fermereve dhe per rrjedhoje jane mbyllur vendet e punes. Agroturizmi si nje mundesi e mire punesimi sot eshte me i godituri ne qark per shkak te pandemise dhe keqmenaxhimit te qeverise. Pjesa me e madhe e bujtinave qe misherojne mikpritjen tradicionale Korçare sot jane ne ditet me te veshtira sepse te gjitha jane te ndertuar me kredi dhe ne kete situate nuk kane mundesi per te paguar kredine.

Qeveria Rama nuk eshte ne krah te biznesit por me politikat klienteliste po ndihmon ne falimentimin dhe mbylljen e vendeve te punes. Sot kjo qeveri eshte armiku numer nje i biznesit.

Nevojitet nje plan i thelluar ekonomik per te nxjerre vendin nga kriza. Mbeshtetje maksimale biznesit te vogel dhe te mesem me politika fiskale qe i favorizojne, mundesi punesimi, politika fiskale qe favorizojne bizneset qe hapen per here te pare nga te rinjte dhe nje politik simuluese per agroturizmim i cili jo vetem krijon mundesi punesimi por forcon shume edhe traditen e jazhtezakonshme te kesaj zone", shkruan Braimllari.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/08/2020 02:10

    Korca mund te jete ndoshta nga te paktet qytete qe nuk duhet t'ia qash hallin e nuk duhet te ankohet per asgje.Nje pjese te popullsise e ka ne Greqi ,nje pjese merr pension nga greku,nje pjese merr pension nga bullgari,kurse pjesa tjeter jane ne Amerike ose kane te aferm atje.Pra eshte nje qytet ku gjenerohet para e madhe nga emigracioni,shtetesite dhe pjesen tjeter e nxjerr nga turizmi.Pra mjaft me Korcen se nuk jane dhe aq keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës