Brataj: Pasojat e lirimit të masave në qershor do të shihen në korrik, njerëzit akoma nuk besojnë, s'marrin masa! Numri i telefonatave në urgjencë u dyfishua

Gjatë muajit qershor Shqipëria ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus në krahasim me fillimin e pandemisë. I ftuar në studion e emisionit 'Reporlitix' në Report TV, drejtori  i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se shtimi i rasteve është si pasojë e lirimit të masave që u bënë në muajin maj.  Ndërsa të infektuarit e qershorit do të shikohen në muajin korrik.  Megjithatë, Brataj tha se qytetarët ende nuk e besojnë ndaj edhe nuk marrin masa. Brataj pranoi se kulmi i koronavirusit në Shqipëri është pikërishta tani. "Realiteti duket dhe nuk ka çfarë të fshehësh", tha ai.

"Këto infeksione janë marrë në muajin maj, inkubacioni dhe sëmundshmëria është si pasojë e lirimit të masave në maj. Ndërsa hapjen e qershorit do ta shohim në korrik. E keqja më e madhe është se njerëzit nuk e besojnë dhe nuk marrin asnjë masë. Kjo është më keq, sepse vazhdohet edhe tani që është rritur mundësia e transmetimit dhe pakujdesia është rritur më shumë detyrimisht do të ketë më shumë të infektuar. Numri i të infektuarve e ka një përqindje të sëmurësh. Me ato që ne kishim bërë tek qendra kombëtare, mbi 30% e të infektuarve shndërroheshin në pacientë. Të themi në 1 mijë të infektuar do të kemi 300 pacientë. Nga këta 300 pacientë. Nga këta 300 pacientë, 10-13 % përfundojnë në terapo intesive. Pra në 300, 35 do të përfundojnë në terapi intesive. Nga këta 2.2-2.3 % janë vdekshmëri", tha Brataj.

Brataj tha se numri i thirrjeve në urgjencë është  dyfishuar në muajin qershor në krahasim me muajin maj.

"Nëse në maj kishim 3400 thirrje në qershor janë 7074. Ishin 845 pacientë për tamponë, për qershorin janë 1752. Kemi të sëmurë në shtëpi që kanë forma të lehtë. Numri i tyre është më i madh sesa ai i të shtruarve në spital. Nga të infektuarit me simptoma, nëse 15-20% përfundon në spital, pjesa tjetër trajtohet në shtëpi", tha Brataj.

Skënder Brataj tha se distancimi social dhe izolimi treguan që funksionoi, por hapja dhe lirimi i masave çoi në neglizhencë dhe në mos respektim të rregullave.Sipas tij nëse masat respektohen nuk është e nevojshme të bëhet sërish mbyllja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Brataj: Maska në ambientet e mbyllura të detyrueshme, mbajtja e dorezave nga kamarierët nuk ka sens (VIDEO)

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se maskat në ambientet e mbyllura duhet të jetë e detyrueshme, por ajo që ai e sheh pa kuptim është mbajtja e dorezave nga ana e kamarierëve.

"Maska në ambiente të mbyllura është e detyrueshme. Është diksutuar disa herë janë përgatitur protokollet për këtë. Masakt në ambientet e brendshme të bizneseve janë të detyruara. Nuk ka sens që në një bar një kamarier të mbajë dorashka është burim infeksioni. Është më higjienike të lahen duart herë pas here sesa të mbaheshin doreza", tha Brataj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 02/07/2020 08:58

    Mbreme me emision drejtuesi i tha mjekut Brataj se arsyeja qe njerezit nuk mbanin maska ishte se nuk kishin para. Maske konsiderohet edhe nje maske e bere ne shtepi, ose nje cope nape, garze e palosur dy tri here dhe e lidhur me rripa ose ashtu siç eshte e palosur e lidhur pas koke. Nuk ka justifikim per mosmbajten te mbuluar te hundes dhe gojes. Ja sa thjeshte i benin vete infermieret maskat gjate gripit te tmerrshem spanjoll, https://m.youtube.com/watch?v=YEfY1UzLaag

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK