Brataj jep lajme të mira në Report Tv: Vdekshmëria është ulur me 50 %, ka rënie të lehtë të shtrimeve në spital

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj tha se pavarësisht shifrave të larta në vend, në fakt është ulur vdekshmëria krahasuar me fillimin e pandemisë si dhe ka një ulje të lehtë të pacientëve të shtruar në spitale. Në një intervistë për Report Tv, Brataj tha se në fillim të pandemisë virulenca dhe infektimi ishte shumë i lartë ndërsa vdekshmëria ishte 4.4 %, ndërsa sot vdekshmëria është ulur me 50 % dhe është 2.1 %. Brataj tha se ka dhe një ulje të lehtë të shtrimit në spitale që për epidemiologët është një shenjë pozitive. Gjithashtu Brataj tha se persona që shfaqin simptomat ka mbi 90 % shanse të dalë pozitiv, ndërsa tek ta asimptomatikët ka 50 % që të gabosh dhe ta nxjerrësh negativ, por që në fakt është pozitiv.

"Procesi i pandemisë është shumë dinamik, pasi janë dinamike dhe vetë indikatorët e saj. Bërja e tamponit 5 ditë e para kur ka simptoma,testi ka siguri mbi 90 % që do të dalë pozitiv. Ndërsa tek asimptomatikët ke një  rrezikshmëri gabimi mbi  50 %, ku mund të dal negativ dhe në fakt është pozitiv. Nuk është si në fillim ku virulenca ishte shumë e madhe dhe infektimi ishte më i shpejtë. Pavarësisht se shifrat janë rritur nga 500 në 600 dhe sot 800, infektimi në përqindje është e ulët nga sa ishte në fillim, pasi kjo varet nga raporti i numrit të testeve dhe numri i të infektuarve në total. Vdekshmëria në fillim ishte 4.4 %, sot jemi 2.1 %.  Gjithashtu ka një ulje të lehtë të shtrimit në spitale", tha Brataj.

lidhje me testin e shpjet që tek ne do të fillojë të përdoret javë tjetër në Tiranë, Brataj tha se ajo shkurton kohen duke dalë përgjigja në 30 minuta dhe ka një përqindje të lartë diagnostifikimi. Brataj tha se në shumicën e qendrave shëndetësore do të përcaktohet një dhomë ku do  të bëhen këto teste.

"Testi i shpejtë ia kalon ndoshta edhe tamponit, rritet përqindja e diagnozës dhe ulet koha në maksimum, del përgjigja brenda 30 minutave. Janë caktuar qendra thuajse në të gjitha qendrat shëndetësore për të bërë këtë test", tha Brataj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 04/12/2020 19:22

    Ktu esht nami ca je tu then ti re

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet