Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj: Varianti Omicron i parrezikshëm! Si mund ta dallojmë nga COVID-19

Ndonëse në mbarë botën përhapja e variantit të ri të COVID, Omicron ka shkaktuar shqetësime, Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se ky mutacion nuk është më i rrezikshëm se të tjerët, por nuk duhet ta neglizhojmë.

"Sado masa të marrësh është e pamundur ta bllokosh virusin. Themi që Omicron është i ri, por është në natyrën e viruseve që të ketë mutacione. Omicron është shqetësues dhe ka persona të infektuar, nuk ka të dhëna të mjaftueshëm që të nxjerrim në konkluzion. Nuk ka të shtruar me Omicron, por duhet thënë që ka një veçori se sa më i transmetueshëm të jetë virusi aq më pak i rrezikshëm është. Vetë mjekja sudafrikane që e zbuloi tha që nga 17 pacientë të diagnostikuar, 13 ishin pa simptoma. Ka shenja të lehta me dhimbje fyti, sidomos me rrufë, sekrecione nga hundët dhe më shumë i ngjashëm me virozat e stinës dhe kohëzgjatje më të shkurtër se COVID 19.

Transmetueshmëria e madhe nuk më shqetëson, sa më vdekjeprurës të jetë virusi aq më lehtë izolohet, kështu që COVID 19 do ta kalojë gjithsecili me imunitetin natyral ose atë artificial. Duhet të ndjekim rregullat për higjienën, përdorimin e maskave dhe duket sikur sa më pak medikamente të marrin, aq më shumë jetë shpëtojnë. Të infektuarit duhet të vihen në kontroll mjekësor jo para 3-5 ditëve me simptoma dhe të bëjnë analiza gjaku, dedimer, ferritinë dhe PCR dhe duke parë se ka indikatorë të infeksionit mund të shtohet antibiotik, por jo në rastet kur konstatojmë se thjesht kemi temperature 38 gradë. Arma tjetër e mirë është dhe vaksina."-tha Brataj.

Ndërkohë në lidhje me shtrëngimin e masave ai tha: U ripërsëritën masat ekzistuese dhe u dhanë afatet kohore për administratën publike si dhe për stafin mjekësor, policët, mësuesit të cilët japin shërbim publik dhe ndoshta u interpretua gabim sepse doza e tretë nuk hyn në afatet e 4 janarit. Evropa po merr masa shumë më shtrënguese se sa kemi parë këtu. Gjermania ndodhet në situatën që po dërgon pacientë jashtë vendit.

Për ekspertët mbrotja më e mirë është vaksina, apel ky që vjen edhe nga gratë shtatzëna njëra prej të cilave ka bërë dozën e tretë.

"Një grua shtatzënë ka mjaft halle e shqetësime. COVID-i nuk duhet të jetë një nga këto shqetësime përderisa kemi vaksinën. Kjo është doza e tretë, mendoj e kjo është faza më e mirë për të bërë një dozë të tretë. Dy dozat e para i kam bërë para shtatzanisë."-tha ajo.

Ndonëse në moshë të re Covidi përkësoi gjendjen e pacientëve të pavaksinuar të cilët nga spitali i infektivit tashmë mendojnë ndryshe.

"Po të ishim vaksinuar, do ishim në shtëpi."-tha një pacient i shtruar në spital.

"Ju them të gjithëve të vaksinohen se do përfundojnë si puna ime këtu në spital"-tha një tjetër paciente.

Deri më tani varianti Omicron është zbuluar në 25 vende të botës ndërsa vendi ynë ka përgatitur mostrat që do të analizohen në laboratorë në Angli dhe Gjermani për të konfirmuar ose jo praninë e varianti të ri në Shqipëri.

M.Ç/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhoni: 05/12/2021 12:22

    Po vellait trafikant ne Vlore i le mare leje per keto qe thua.Rac imtrigantesh manipulusa

    Përgjigju
  • ervin: 04/12/2021 23:57

    Shyqyr qe ka akoma dy fije mend ne institucionet tona. Te shpresojme qe mos ndikohen nga paniku i mediave.

    Përgjigju
  • Beni: 04/12/2021 23:32

    Shqiperia e paradoksit. Ngarkuar me punen e masave ne pandemi eshte Komiteti. Nderkohe, ministri i shendetesise sidomos para zgjedhjeve qe ore e minute neper media. Nuk komenton me. Opo sa shprehet komiteti, tjeter me tjeter ja fut Kryeministri. Kurse kreu i urgjences jep gjendjen e te shtruarve. Qe jane te shtruar ne spitale jo ne vartesi te tij. Mos do qe mire me pas nje person a organ kompetent per kete pune??? Ose gjeni llafin dhe jini ne unison.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

John

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Do kushtojnë 180 mln lekë, Vora votim elektronik! Berisha duhet të sjellë vërtetim nga gjykata e Tiranës nëse do kandidojë me logon e PD-së