Brataj: Vaksina nuk ka çip, nuk ndryshon ADN-në! Mos u informoni te 'doktor google' apo te gjithollogët! S’jam për dozë të tretë pa u vaksinuar të gjithë

TIRANË- Në një kohë kur dëgjojmë teori të tilla se “vaksina ka cip”, “vaksina nuk të lejon të mbetesh shtatzënë” se “vaksina na ndryshon ADN” të thëna nga njerëz që nuk bazohen në argumente shkencore dhe nuk citojnë asnjë studim, Skënder Brataj në cilësinë e mjekut ka dhënë arsye pse sipas tij vaksina të mbron më shumë, se sa të rrezikon. Si fillim, ai është kujdesur të sqarojë se edhe vetë është një person i vaksinuar ndonëse e ka kaluar COVID-in, gjithashtu janë të vaksinuar edhe familjarët e tij dhe ky është një fakt i mjaftueshëm sipas tij, për të hedhur poshtë teoritë se është i “blerë nga politika”, siç shumë e akuzojnë pas thirrjeve të tij për vaksinim.

Ai thotë se po, ekzistojnë raste që pas vaksinës një person mund të infektohet apo të ndërrojë jetë, por ato janë shumë të rralla dhe ndodh më së shumti atëherë kur COVID ka shkaktuar dëme në organe të tjera si pasojë e sëmundjeve bashkëshoqëruese, siç ishte rasti i fizioterapisti të Kombëtares, Ylli Mihali. Ndalur te vendimi për detyrimin për të bërë vaksinën, ai tha se duhet pasur parasysh se vendi ynë ka dhe 10-të vaksina të tjera të detyrueshme, e ndërsa rrëzon poshtë mitet që po qarkullojnë aq shumë.


“Vaksina nuk të mbron 100%, por 70% nga format e rënda dhe humbja e jetës, mund të ketë pasoja për ato që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.  Asnjë nuk ka garantuar që po bëre vaksinën nuk infektohesh, COVID ka shumë pasoja që japin dëmtime dytësore. Janë raste të rralla, por ky është realiteti. Po bëhen kundërshtime nëse është me detyrim apo jo, por nuk themi sa të dobishme janë vaksinat, llojet e vaksinave, asnjëherë nuk diskutohet çfarë janë këto vaksina, se disa thonë ndryshon ADN, kanë cip.  Kanë si çdo vaksinë siç është serumi që ne marrim, MRNA që shumë e veta e kanë dëgjuar, mënyra e re e prodhimit të vaksinave është prodhimi i sintetike të proteinës spajk që lidhet në proteinën tonë dhe stimulon prodhimin e antitrupave. Nuk e ndryshon me MRNA-ja ADN e një personi, nuk ka cip.  Unë i këshilloj që ta bëjnë vaksinën se ka shumë efikasitet se rreziqe. Nuk po e bën vetëm Shqipëria me detyrim, ne kemi 10 vaksina të detyruara në Shqipëri, për tuberkulozi, polimeliti, fruthi, tetanoz. Nuk doli sot problemi i detyrimit të vaksinës”, tha ai.

Mjeku, njëkohësisht kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se është kundër bërjes së një dozë të tretë të vaksinës, pa u vaksinuar e gjithë popullsia.

 “Nuk jam për të tretën pa vaksinuar të gjithë”, tha ai.

Madje, Brataj është edhe për vaksinimin e grave shtatzëna dhe këtë e bazon edhe në faktin se gjatë kësaj periudhe ka pasur më shumë bebe prematurë, për shkak të problemeve që mund të ketë pasur nëna gjatë shtatzënisë.

“Është e këshillueshme se evidencat kanë treguar se ka shumë lindje premature, kanë pasur problem nënat gjatë shtatzënisë”, shtoi Brataj.

Kreu i Urgjencës vë theksin se njerëzit duhet të kërkojnë ndihmë që në simptomat e para, që kur një qytetar ka dyshime, ai thotë duhet të bëjë testin patjetër.

“Kërkesa e ndihmës në momentin e parë, jo mjek gjithollog, me telefon. Mos u informohuni te doktor google apo te gjithollogët. 1984 thirrje, 454 vizita, 115 vetëm për COVID, 59 në spital, se di ose është ulur besimi, ose kërkojnë ndihmë në fazën e rëndë. Delta ka diarre dhe të vjella dhe me shenja të lehta ta bëjnë një test të shpejt”, përfundoi mjeku.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është e mjaftueshme rritja vjetore e pensioneve prej 5 për qind ashtu siç premtohet në programin e Rama 3?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Juventusi i treti nga fundi e pa fitore barazon me Milanin, Real Madrid e PSG nuk gabojnë