Braverman paralajmëron valë të re emigrantësh shqiptarë këtë verë! Sondazhi i ambasadës Britanike: Gjysma e të rinjve kuksianë duan të ikin në Mbretërinë e Bashkuar

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë nga kanali i La Manshit këtë verë, pavarësisht frenimit të tyre nga policia britanike.

Braverman i është dorëzuar një studim i brendshëm, i kryer nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptare, duan të kalojnë kanalin e La Manshit për në Britani këtë verë.

Sondazi bazohet në 1800 familje nga Kukësi, zona kryesore në Shqipërinë veriore dhe të dhënat treguan se gjysma e të rinjve të moshës 17 dhe 22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britaninë e Madhe pavarësisht rreziqeve të kalimit të kanalit.

Zbulimi nënvizon natyrën sezonale të migrimit të paligjshëm nga shqiptarët.

Kjo vjen pasi Rishi Sunak dhe zonja Braverman përshëndetën një rënie prej 90 për qind të numrit të shqiptarëve që mbërrinin me varka të vogla deri më tani këtë vit si dëshmi se goditja e tyre ndaj emigrimit me varka të vogla po funksiononte.

Shifrat kanë rënë nga 2,165 në janar-qershor 2022, në 151 në pesë muajt e parë të 2023.

Braverman u tha deputetëve se qeveria "nuk ishte e vetëkënaqur" pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet nga shqiptarët.

Home Office ka intensifikuar goditjen e saj ndaj shqiptarëve në dy muajt e fundit, duke ngritur një njësi prej 400 trupash për të përshpejtuar rreth 17,000 aplikime për azil. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sunak zbuloi të hënën se numri i shqiptarëve që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë (17 për qind) në dy për qind.

Ministrat po synojnë gjithashtu rreth 20,000 shqiptarë të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ata pranojnë se 70 deri në 80 për qind mund të jenë arratisur nga lirimi me kusht i imigracionit.

Ata gjithashtu kanë shtrënguar rregullat për skllavërinë moderne mes pretendimeve se ajo është shfrytëzuar nga emigrantët shqiptarë për të shmangur dëbimin.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 06/06/2023 09:58

    Faktikisht ne jemi nje komb shume i madh dhe do destabilizojme britaniket qe ju qr barbonave , jua ka cuar ekonomine ne zero Putin dhe si i thone asaj ske cti besh gomarit dhe bjeri samarit

    Përgjigju
  • e drejta: 06/06/2023 09:45

    PO MIRE MI JEVGE PO TI SI KE SHKUAR NE MBRETERINE E BASHKUAR!!!..ZHAB ZEZE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese