Plani i ri britanik/ Braverman vazhdon goditjen ndaj emigrantëve: Shqiptarët që kalojnë La Manshin me gomone të deportohen brenda 10 ditësh
Sekretarja e Brendshme Britanike Suella Braverman
Azilkërkuesit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vendet që konsiderohen 'të sigurta' nga Ministria e Brendshme do të deportohen më shpejt sipas planeve të reja, ndërsa qeveria po përpiqet të menaxhojë kalimet e emigrantëve me gomone në Kanalin e La Manshit.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha se do të përpilojë një listë me vende të ‘sigurta’, ku të ardhurit nga vendet e përfshira në këtë listë të mos lejohen të kërkojnë azil.
Sipas 'The Times', Braverman po kërkon të imitojë një politikë të kryer nga qeveria e re Laburiste në fillim të viteve 2000, në të cilën ajo trajtonte kërkesat e azilkërkuesve nga vendet e ashtuquajtura “lista e bardhë” brenda 10 ditësh.
Lista përfshin edhe Shqipërinë, nga ku së fundmi ka një rritje të shqiptarëve që shkojnë drejt Britanisë së Madhe. Lista nuk është përdorur kohët e fundit për shkak të sfidave ligjore.
Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së si dhe Shqipërinë, Maqedoninë, Moldavinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut dhe një numër vendesh të Amerikës së Jugut.
Kërkesat për azil nga vendet e përfshira do të konsideroheshin 'të pabazuara' sipas planeve, përveç nëse ekziston një arsye specifike për pranimin e tyre. Kjo do të përfshinte persekutimin nga qeveria e tyre dhe jo nga bandat e drogës apo organizatat terroriste.
Shqiptarët përbëjnë 12,000 nga 43,000 njerëz që kanë kaluar kanalin e La Manshit, me varka të vogla deri më tani këtë vit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1756
Lajme të tjera
-
Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë
24 Prill, 15:16
-
Britani, dyshuan se mos ishte një rast vjedhjeje, policia hyn në brenda dhe zbulon 'shtëpinë e barit'
23 Prill, 20:12
-
Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm
23 Prill, 13:11
-
Parlamenti britanik miraton ligjin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, fluturimi i parë brenda 12 javësh! Sunak: Asgjë s’do na pengojë, shpëtojmë jetë
23 Prill, 10:48
-
Media britanike: Bandat përdorin kompani transporti për të dërguar paratë e drogës nga Anglia në Shqipëri
21 Prill, 18:41
-
Anglia drejt ndalimit të duhanit: Kush ka lindur pas 1 janarit të vitit 2009 nuk mund të blejë cigare
17 Prill, 22:38
-
Dyshohet se u vetëvar brenda qendrës së emigracionit në Britani, familjarët e shqiptarit ende pa përgjigje për rrethanat e vdekjes
16 Prill, 17:50
-
Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri rritet kontrabandimi i emigrantëve
15 Prill, 22:07
-
Po nisnin çantat me paund për në Shqipëri, arrestohen 4 shqiptarë në Britaninë e Madhe
15 Prill, 22:03
-
PE voton paktin për emigrantët, synon të frenojë azilantë
10 Prill, 19:18
-
Raporti: Shqiptarët, ‘skllavë modernë’ në Angli! Prostituohen, detyrohen të lypin, vjedhin dhe të shesin drogë
10 Prill, 17:23
-
Greqi/ Fundoset gomonia me emigrantë, vdesin 3 fëmijë
10 Prill, 13:23
ju skeni kellqe me mbrojt nje kanal lamanshi na flisni per sigurine nderkombetare dhe sigurine e njeresve nga sulme te ndryshme haha
Përgjigju