Brazil/ E frikshme, motrat binjake ekzekutohen në mes të rrugës, pamjet transmetohen live në Instagram

Brazil/  E frikshme, motrat binjake ekzekutohen në mes të rrugës, pamjet transmetohen live në Instagram

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin ku dy motra binjake u ekzekutuan në mes të rrugës dhe ngjarja e rëndë u transmetua direkt në Instagram.

Trupat e Amalia dhe Amanda Alves u gjetën disa orë më vonë në një rrugicë prapa një kompleksi në Pacajus të Brazilit. Amanda ishte nënë e një vajze 3-vjeçare, ndërsa motra e saj ishte bërë së fundmi nënë e një djali 6-muajsh. Pak orë pas krimit të rëndë policia ka arrestuar një adoleshent 17-vjeçar, si i dyshuar për ekzekutimin makabër.

Një foto e shkëputur nga transmetimi në Instagram, tregon dy motrat të gjunjëzuara në baltë dhe me flokët e mbledhura me duar. Më pas 17-vjeçari I ka qëlluar për vdekje me armë pas koke.

Për autoritet nuk ka ende një motiv zyrtar por gazeta lokale “Jornal de Brasilia” shkruan se motrat binjake dinin shumë informacione për tregtarët e drogës në atë zonë.

Adoleshenti i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e motrave është person me precedent penal. Në të kaluarën ai është arrestuar 7 herë të tjera për vepra të ndryshme, siç janë armëmbajtje pa leje, vjedhje , plagosje me qëllimi gjatë vitit 2020 dhe gjatë këtij viti po ashtu.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës