Brazil/ Të zemëruar dhe të stresuar? Hapet dhoma ku mund të thyesh çdo gjë për të larguar stresin

Brazil/ Të zemëruar dhe të stresuar? Hapet dhoma ku mund të thyesh çdo gjë për të larguar stresin

Ndiheni të zemëruar dhe të stresuar?

Brazilianët tani kanë një vend për të shfryrë zemërimin dhe tërbimin e tyre në "Rage Room”, një ku je i lirë të bësh çdo gjë, të bërtasësh, të ulërasësh, mjafton të ndihesh i çliruar.

Brenda një depoje në periferi të Sao Paulo, njerëzit mund të thyejnë çdo gjë, televizorë të vjetër, kompjuterë, printerë apo çdo lloj sendi tjetër të vjetër për të shfryrë kështu zemërimin e tyre.

42 vjeçari, Vanderlei Rodrigues, i cili hapi biznesin një muaj më parë, tha se ai ka pritur një numër të madh të klientëve që dëshirojnë të shfryjnë, veçanërisht gjatë pandemisë.

"Unë mendoj se ishte momenti më i mirë për të hapur biznesin tim këtu në Cidade Tiradentes, lpër shkak të asaj që njerëzit po kalojnë këto kohë shumë ankth dhe stres" tha ai.

Seanca në "Rage Room" kushton 4.64 dollarë. Të veshur me kostume mbrojtëse dhe helmeta, pjesëmarrësit shkruajnë në një murë të gjitha çështjet që i shqetësojnë në mure - "ish-të dashurat", "ish-burrat", "korrupsionin" dhe "punë". Këto fjalë bëhen shënjestra e zemërimit të tyre.

Për Luciana Holanda, 35 vjeçe, e cila është një nënë e papunë e dy vajzave, ajo tha se preferon të shfryjë zemërimin e saj brenda "Rage Room".

“Me gjithë këtë stres të akumuluar, të jesh nënë, të kesh fëmijë dhe të mos jesh në gjendje të punosh është shumë mirë të largosh stresin dhe të shfryhesh. Unë nuk do të shfryj zhgënjimet e mia mbi vajzat e mbi askënd, kështu që unë me të vërtetë preferoj të thyej gjëra,” tha Holanda.

Për të tjerë si Luciana, ky vend është ideal për të shfryrë stresin e përditshëm, pa dëmtuar shtëpinë dhe pa rrezikuar ankesat e fqinjëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë