Brenda 2 muajve përfundon rehabilitimi i 9 qendrave shëndetësore në Tiranë, Manastirliu: Po çojmë shërbimin në zemër të komunitetit (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rehabilitimin e qendrës shëndetësore Pezë- Helmes, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore.

E shoqëruar nga deputeti i zonës Arben Pëllumbi, Manastirliu u shpreh se investimet po shtrihen në çdo komunitet, nga qendra në periferi.

“Jemi sot në Pezë-Helmes, por ndërkohë po investohet në të gjithë periferitë e Tiranës, në Bërxullë, Petrelë, Arbanë, Selitë, Vaqarr, Kombinat, Ndroq, erj. Janë 9 qendra në Tiranë ku po ndërhyjmë dhe pritet të përfundojnë brenda 2 muajve. Po çojmë shërbimin me standarde në zemër të komunitetit, jo vetëm në qendrat e mëdha, për të garantuar akses universal dhe shërbim cilësor për qytetarët, kudo ku ata jetojnë.  ”- tha Manastirliu.

Me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, brenda vitit do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca. Vetëm në bashkinë Tiranë në 2 vite janë rehabilituar 24 qendra shëndetësore dhe

ambulanca.

Qendra shëndetësore në Pezë-Helmes 

Manastirliu gjatë inspektimeve të punimeve 

Manastirliu gjatë inspektimeve të punimeve 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimim! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimim! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë