Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi po fiton çdo vit e më shumë besimin e fermerëve të cilët kanë gjetur mundësinë për të përparuar në sipërmarrjet e tyre në të gjithë sektorët.
Kështu deklaroi për mediet, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila u shpreh se këtë fakt e tregon edhe numri i aplikimeve brenda 24 orëve të para të hapjes së thirrjes për skemën kombëtare të këtij viti.
“Sipas statistikave zyrtare deri tani ka shkuar në 22 mijë numri i fermerëve që kanë aplikuar për të përfituar nga Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi 2023”, u shpreh Krifca.
Ministrja tha se, kjo shifër është rreth 40% e numrit total të aplikimeve të regjistruara në vitin 2022 që ishin 49 mijë.
Nga shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rezulton se Korça është qarku që regjistron numrin më të lartë të aplikimeve me 3512 aplikime, ndjekur nga Fieri dhe Vlora me 3 343 dhe 2 187 fermerë aplikantë.
Statistikat tregojnë se skema e naftës falas ka tërhequr interes të lartë, pasi rezulton se vetëm në ditën e pare kanë aplikuar 7 676 fermerë nga 12 qarqet e vendit.
Aplikimet e ditës së parë janë kryer për një sasi nafte prej 1 679 813 litra naftë.
Skema kombëtare ofron nëntë masat mbështetëse, me zero dokumente dhe zero kosto dhe që mbulon pothuajse gjithë sektorët: blegtori, bletari, bimë mjekësore, ferma organike, certifikim Global GAP.
Fermerët kanë afat të aplikojnë për mbështetje në Skemën Kombëtare 2023, deri në datën 11 prill të këtij viti.
Aplikimet mund të kryhen online përmes portalit e-Albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx apo pranë Agropikave dhe zyrave të ekstensionit bujqësor.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.8%
-
Jo
78%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 422
Lajme të tjera
-
Dita Ndërkombëtare e Qumështit, Krifca: Tufat e vogla po ia lënë vendin fermave të mëdha, mbështetje me grante e trajnime
1 Qershor, 13:35
-
Eksportet bujqësore rritje edhe për katërmujorin, Krifca: Shifrat flasin qartë mbi rezultatet
27 Maj, 18:43
-
Krifca: Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë ka pësuar ndryshim rrënjësor sipas direktivave të BE-së
26 Maj, 18:43
-
Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Krifca: Miratohet vendimi për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike
24 Maj, 13:18
-
Vendimet e Qeverisë/ Kompensimi i pronave, Manja: Do t’i kthehen ish-pronarëve që u janë konfiskuar, ose marrin kompensim
24 Maj, 13:16
-
Zv.ministri i Bujqësisë, Jaupllari: Politika për të mbështetur fermerin, duhet të vendoset një marzh fitim që tregtaret të mos abuzojnë me çmimin
22 Maj, 19:44
-
Krifca në Romë: Synojmë bashkëpunim dhe marka të përbashkëta me Italinë! Vitet e fundit ka pasur rritje të jashtëzakonshme mes kompanive tona
22 Maj, 19:17
-
Vijon shpërndarja e kartave të naftës pa taksa, mbi 24 mijë fermerë aplikuan në Korçë, Elbasan e Berat
19 Maj, 11:05
-
Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim agroturizmit, përmes paketave fiskale favorizuese
16 Maj, 20:35
-
Hapet edhe tregu e ri publik i Farkës, Veliaj: Heqim 70% të kostos, që kishte tregu privat! Ministrja e Bujqësisë: Do të garantojë çmimet më të lira
8 Maj, 09:10
-
Krifca në Forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani: Potencial investimesh në Bujqësi
3 Maj, 13:21
-
Balla dhe Krifca në Panairin e Bujqësisë: Nga Lushnja çdo ditë eksportohen perime drejt BE-së
27 Prill, 17:36