Brenda kampit ‘Al Hol’, gratë shohin tmerr me sy: Gabimi më i madh, dashuruam njeriun e gabuar

Brenda kampit ‘Al Hol’, gratë shohin tmerr me sy: Gabimi më i madh, dashuruam njeriun e gabuar

Foto nga kampi al-Hol

Kampi al Hol është në gjendje kaotike, ndërsa për ata që jetojnë aty është një vend i dëshpëruar e i rrezikshëm. Al-Hol është shtëpia e grave dhe fëmijëve të luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar grupit të Islamik.

Brenda në kamp janë të ngritura çadra të ngjeshura me njëra-tjetrën e ndërsa vendi është i rrethuar me gardhe me tela me gjemba. Gjatë gjithë kohës kampi vrojtohet nga roje të armatosura.

Kampi al -Hol ndodhet në mes të shkretëtirës e ndërsa është rreth katër orë larg me makinë nga al-Malikyah, pranë qytetit Qamishl, afër kufirit Siri-Turqi.

Gratë vishen me të zeza dhe vendosin burka për të mbulojnë edhe sytë. Për faktin që jetojnë brenda një kampi ferri, gratë fajësojnë burrat e tyre që kanë vendosur të bashkohen me ISIS.

BBC udhëtoi në kampin e al-Hol, ndërsa gratë pohojnë se gabimi i tyre i vetëm ishte të binin në dashuri me njeriun e gabuar. Ato rrëfejnë tmerrin që kanë përjetuar brenda atij kampi, teksa theksojnë se ky regjim ka vrarë dhe skllavëruar me mijëra njerëz.

Gratë duan të shkëputen nga kthetrat e pamëshirshme të terroristëve, por tashmë e kanë pothuajse të pamundur. Burrat e tyre ose kanë vdekur, ose janë burgosur ose luftojnë me ISIS. Mënyra e vetme e jetesës së bashku me fëmijët e tyre mbetet al-Hol.

Rreth 60.000 njerëz mbahen në kamp, përfshirë 2.500 familje të luftëtarëve të huaj të ISIS -it.

Gratë tregohen të kujdesshme për atë që rrëfejnë, pasi mund të përballen me pasoja të rënda, si vrasja. Ato shqetësohen për gratë që kanë brenda në kamp, sepse fundi mund t’iu vijë pikërisht nga gratë në kamp, të cilat imponojnë rregullat e ISIS. Në orët e para të mëngjesit që BBC ishte atje, një grua u gjet e vrarë.

Brenda në kamp vrasin çdo ditë

Dhuna dhe radikalizimi mbete një ndër problemet kryesore për Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, të cilët janë përgjegjës për menaxhimin e kampeve.

Dr Abdulkarim Omar, ministri i jashtëm de facto i administratës së udhëhequr nga kurdët, pranon se në al-Hol, ISIS ende sundon. Nëse ata nuk zbatojnë ideologjinë e ISIS, vriten. 

"Ka vrasje të përditshme, ata djegin çadra kur njerëzit nuk ndjekin ideologjinë e ISIS. Pikëpamjet e tyre radikale po ua përcjellin edhe fëmijëve”, tha ai.

Në kamp ka kudo fëmijë të sjellë në Siri nga prindërit e tyre nga Azia, Afrika dhe Evropa.

Fëmijët janë pasivë e shumë rrinë vetëm  të ulur jashtë çadrave. Shumica prej tyre kanë përjetuar tmerre të paimagjinueshme. Disa të tjerë i kanë plagosjet ende të dukshme. Të gjithë janë ekspozuar ndaj traumave dhe humbjeve, shumica e fëmijëve e kanë humbur të paktën një prind.

Djemtë më të mëdhenj shihen si një kërcënim. Sapo të arrijnë adoleshencën, ata zhvendosen në qendrat e paraburgimit larg familjeve të tyre.

"Kur ata arrijnë një moshë të caktuar, ata janë një rrezik për veten dhe të tjerët, kështu që ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ndërtojmë qendra rehabilitimi për këta fëmijë," thotë Dr Omar.

Ai thotë se ata mbajnë kontakte me nënat e tyre edhe përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC).

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks