Itali/ Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, makina të mbushura me kokainë, biznes për 2.5 milion euro, 18 të arrestuar

Itali/ Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, makina të mbushura me kokainë, biznes për 2.5 milion euro, 18 të arrestuar

Një organizatë kriminale transnacionale, e përbërë kryesisht nga shqiptarë, u shkatërrua nga policia italiane. Ata importonin drogë nga Europa Qendrore dhe e shpërndanin atë në të gjithë Italinë. Kokaina fillimisht sigurohej në Belgjikë dhe Hollandë dhe më pas transpotohej për në Itali.

Karabinierët e Breno dhe Clusone kanë ‘çmontuar’ një organizatë kriminale, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të përkushtuar për importin e kokainës. Ata akuzohen tashmë për trafik ndërkombëtarë droge në sasi të mëdha.

Prej operacioni të karabinierëve 18 persona përfunduan në pranga dhe u sekuestruan 11 kg kokainë me vlerë 800,000 euro, 1 kilogram marijuanë dhe rreth pesëdhjetë mijë euro para të ‘thata’.

Gjatë hetimeve karabinierët monitoruan shitjen dhe trafikun e 20 kilogramëve të tjerë kokainë, për një vlerë totale prej 2.5 milion euro.

Kokaina ishte e destinuar të furnizonte tregun në Val Camonica, Franciacorta, Sebino, Bergamasca dhe provinca të tjera të shumta në Italinë qendrore-veriore, nga Ferrara në Venecia, nga Bolzano në Monza dhe Brianza, nga Alessandria në Varese.

Në krye të strukturës kriminale ishin dy vëllezër shqiptarë, 25 dhe 21 vjeç që banonin në Fiesole (komuna e provincës së Firencës). Pikërisht në Toscana ata kishin krijuar bazën e tyre logjistike dhe qendrën e grumbullimit për ngarkesat e drogës që lëviznin drejt Italisë Veriore.

Hetimet e kryera në Breno

Hetimet fillimisht nisën me sekuestrimin e 500 gramë kokainë, në Breno nga policia lokale qershorin e kaluar. Me atë rast u arrestuan një çift të fejuarish shqiptare, banorë të Komunës së Valcamonica si dhe një artizan italian. Sasia shumë e madhe e kokainës së gjetur kishte bërë që policia të thellonte hetimet.

Operacioni vendimtar u organizua në fundjavën e kaluar, kur policia ndaloi korrierin e drogës në zonën e Brescia. Ai po kthehej në Firence me një ngarkesë të madhe. Nën sediljen e pasme të makinës së tij ‘Nissan Qashqai’ u zbulua një ndarje në të cilin ishin fshehur dhjetë pako kokainë, gjithsej 10 kilogramë. Në makinë ndodhej edhe gruaja e një punëtori 51-vjeçar nga Pieve a Nievole që e kishte shoqëruar korrierin gjatë udhëtimit. Në këto rrethana, edhe më i madhi nga dy vëllezërit shqiptarë përfundoi në pranga.  Paskësaj karabinierët italianë zvogëluan rrethin e të dyshuarve dhe masat e arrestit nuk vonuan për 11 persona të tjerë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg