Breshëri dëmton mollët e Devollit, fermerët me lot në sy: Shkoi dëm mundi, u prishën të gjitha

Një nga zonat më prodhuese në vend, ajo e Devollit është goditur rëndë nga reshjet e breshërit.

Stuhia e së martës ka lënë pasoja në fshatrat e Devollit ku regjistrohen dëme të mëdha në prodhimet bujqësore. Fshatrat më të  prekur janë në Njësinë Administrative Progër dhe sidomos fshatrat Vranisht, Mancurisht, Cangonj e Proger.

"1500 kuintal mollë. Nuk jetoj dot kam 7 milionë lekë borxh. I lutem shtetit të vërë dorë", tregon mes lotëve njëri nga banorët.

Ndërkohë që një banor tjetër shprehet se breshëri ka sjellë dëme të mëdha në prodhimet bujqësore.

"Dëmi është kolosal, nuk ka ngelur pemëtore pa u dëmtuar. Me 15 minuta që vazhdoi breshëri, ishim në pikun e prodhimit dhe për 2-3 javë do të fillonte vjelja e mollës. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë kam gati 3 hektarë me mollë, pretendoja të vinte deri në 700-800 kuintal. Nga këto, vetëm 20% do më ngelen. Pjesa tjetër është e dëmtuar plotësisht. Dëmi është shumë i madh", tregon banori.

Fermerët shprehen se humbjet e tyre janë të masive ne prodhimet bujqësore që çojnë dëm një sezon të tërë ndërsa kultura bujqësore më e prekur nga breshëri është ajo e mollës.

Te pashprese dhe përballë kësaj situate fermerët apelojnë për ndihmë.

"Më shumë janë dëmtuar mollët. Kërkojmë ndihmë nga shteti. Unë kam 20 dynym mollë nga të gjitha varitetet. Të paktën janë dëmtuar 80% që janë jashtë përdorimit fare. Një pakicë të vogël mund të nxjerrim mall të mirë. Deri tani kam harxhuar 12 milionë lekë. Prisja që të merrja 25 milionë lekë, në mos nxjerr koston për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë grupet e punës kane zbritur ne terren për të verifikuar demet dhe sipas tyre demi i përllogaritur ne te gjitha zonat e prekura shkon ne 80 për qind të gjithë prodhime në zonën e devollit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/08/2020 00:32

    Asnje shtet ne bote nuk te ndihmon per deme bresheri.Keta fermeret kam pershtypjen se dine vetem te mbjellin,mbledhin e te shesin dhe nuk marrin vesh nga asgje tjeter.Zoterinj duhet te mendoni te ngrini dhe punishte perpunimi ,asgje nuk hidhet kot.Mollen mund ta beni : raki,musht,uthull,recel,marmalate,pure molle,ushqim per bebe ,leng molle ,kos me molle,kek me molle,fetat e molles te prera holle mund ti thash me process industrial dhe ti kthesh ne patatina molle,ekstakti I molles gjen perdorim ne parfume,sapune,aromatike ambienti,makinash,kremera fytyre,qirinj aromatike etj.Vereni trurin ne perdorim,mos prisni cdo gje nga shteti, se nuk jeni ne socializem.Ne se nuk dini ta beni kete,atehere lerini tokat djerre si I ka lene jugu dhe shkoni punoni punetore krahu te greket se duket vetem per kete jeni te zote dhe per asgje tjeter!

    Përgjigju
  • Lani: 26/08/2020 20:12

    Mendoni t’i perpunoni prodhimet. Edhe pjeserisht te prishura mund te shfrytezohen. Vini mend e here te tjera sigurojini!

    Përgjigju
  • Jani: 26/08/2020 20:03

    Shteti ti subvencionoje fermeret...

    Përgjigju
  • Fatosi: 26/08/2020 20:02

    Molla e demtuar te behet recel dhe uthull ,,,dhe nbulojini pemet me plasmas qe te mos demtohet heret e tjera....

    Përgjigju
  • toni: 26/08/2020 19:27

    kur mbjell mollen dardhen apo pjeshken o shok. ik ne nje kompani sigurimesh dhe paguaj dy lek me shume per tu mbrojtur nga krymi apo breshri. ne rastin konkret ska pse te paguaj buxhetori ty qe lujte kok a pil

    Përgjigju
  • Goni: 26/08/2020 19:19

    Vendosni rrjeta mbrojtese mbi pe.ishte sic jane ne te gjithe boten.

    Përgjigju
  • Shqiptare: 26/08/2020 19:08

    Te arrestohet ministri i buqesis qe nuk ndihmon fermeret po e kan mendjen te vjedhin sa me shum..zagaret

    Përgjigju
    • devolli: 26/08/2020 20:24

      te arestohen dhe gjithe ministrat e bujqesise te meparshem korcare me ne krye niko peleshin.

    • futja kot: 26/08/2020 19:52

      Te pushkatohet qe nuk ndalon breshrin. Po c'hyn ministri ketu aman. Po mblidheni mendjen ky eshte sistemi qe deshet. Privati mban pergjegjesi vete, shteti oftin kushtet per biznes

  • vlora: 26/08/2020 19:04

    ne cdo vend te botes prodhimet bujqesore sigurohen.Ju nuk i siguruat beni hall vet.populli nuk ka pse paguan per ju

    Përgjigju
  • Mashkullori: 26/08/2020 18:58

    Me vjen shume keq persa ka ndodhur per zonen e Devollit,zonen me puntore ne Shqiperi. Tani kane mbetur ne dore te qeverise duke kerkuar ndihme.... More zoterinj aq puntore,po perse nuk punoni dhe pak me kalem more te uruar? Perse nuk beni sigurimin e prodhimit?Ne se do e kishit bere ate sot do te ishit te qete,do te merrnit shperblimin e kontraktuar me agjensite e sigurimeve. Lexoj se dikush priste te merrte 1500 kv molle.Nuk e di cmimin e shumices per mollet,por besoj se do te jete me i madh se 3000 lek kvuintali 1500 kv. X 3000 lek/kv. =4500000 pra 45 milion te vjetra... Sa do paguaje per siguracionin? Nuk besoj se do delje me humbje,por do te kishte te shlyente borxhin dhe ti mbetej nje shume e majme per nevojat e tij.... Megjithkeqardhjen,por edhe une dua te vere doren ne zeme shteti se vetem me 150 mije lek te vjetra nuk rroj dot.Si une cdo qytetar ka kerkese per shtetin te vere dore ne zemer. Aka mundesi te plotesoje per te gjithe kerkesat?Nuk ka. Prandaj mos kerkoni te beheni boose brenda vitit,por pak nga pak por te sigurte....

    Përgjigju
    • Hakosuxhuk: 27/08/2020 10:25

      Po kompania te ka siguruar demin qe te shkaktohet ne makine o suchuk e jo karburantin

    • Hako: 26/08/2020 19:45

      Vertete mendoni qe siguracioni do te mbulonte demin e pesuar?, Neve per makine nuk na mbulon as karburantin qe duhet te sorollatemi deri ne nxjerrjen e demshperblimit.Nuk jane punet aq te thjeshta

  • Bledi: 26/08/2020 18:49

    Sa gjynaf keto jane shume popull punetore,

    Përgjigju
  • Tirona: 26/08/2020 18:36

    Merni masa tani qe mos ta pesoni viteve te tjera qe vijne se Bresher dhe tufane do te kete perseri, Mblidhuni te gjithe tok Ju fermeret e Devollit dhe kerkoni shtetit tju japi kredi me interesa te ulat ,sikur edhe per 5 vjet pa interesa, qe te ndertoni fabrika te perpunimit te frutave dhe demet qe mund te shkaktohen nga fatkeqeite natyrore te mos shkojne dem ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • vjeshta: 26/08/2020 17:57

    Sa keq! Janë njerëz punëtorë e të urtë! I kam bredhur ato fshatëra dhe i njoh! Gjeni forcën të ringriheni prapë.

    Përgjigju
    • dimerak: 26/08/2020 20:25

      bresheri ka qene gjithmone ... po leri pordhet e devollijve. sdo hame kete vit molle devolli do hame molle kamenice

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë