Brindizi-Leçe, dalin emrat e katër shqiptarëve, trafikanë të lëndëve narkotike, të arrestuar dje në Itali

Teksa dje autoritetet italiane shkatërruan një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, sot mediat italiane kanë nxjerrë emrat e 4 shqiptarëve të përfshirë në grupin kriminal I cili përbëhej nga 9 persona.

Bëhet fjalë për Geraldo Ismailaj, 42 vjeç, Alban Limaj 32 vjeç, Erfan Bajrusi 24 vjeç dhe Alvaro Aliaj 28 vjeç si dhe 5 shtetas italianë.

Operacioni i koduar ”San Silvestro 2018” u zhvillua nga Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.

Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në koordinim edhe me autoritetet e policisë shqiptare.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nëse do t’ju jepej mundësia të jetonit në një vend tjetër, a do të largoheshit nga Shqipëria?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Babai' dhe 'fëmijët e gjetur' në PD