Britani/ Kapja e kanabisit me vlerë 1 milion paund në vilë, shqiptari i besuari i ‘kokës’ së grupit dënohet 7 vjet burg

Britani/ Kapja e kanabisit me vlerë 1 milion paund në vilë, shqiptari i besuari i ‘kokës’ së grupit dënohet 7 vjet burg

Pamje brenda nderteses ku eshte gjetur kanabisi

Policia britanike zbuloi disa muaj më parë afërsisht 400 bimë kanabisi gjatë një bastisjeje në një vilë 5-së katëshe, e cila ishte modifikuar për rritjen e kanabisit brenda saj.

Samir Bagdadi kreu i grupit kishte shndërruar dy kate të ndërtesës historike për t'u përdorur si një fermë droge, e kompletuar pajisje ushqimore dhe enë gatimi në një kat dhe 400 bimë në një tjetër.

Pas veprimeve të dyshimta policia u vu në ndjekje të anëtarëve të tjerë të këtij  rrjeti. Bagdadi mohoi të dinte për ekzistencën e burrave në ndërtesë, por të tetë u arrestuan në vendin e ngjarjes dhe u akuzuan për prodhimin e drogës. Shtatë prej tyre u përpoqën të fshiheshin nga policia. Bagdadi, 53 vjeç në një gjyq maratonë të mbajtur këtë javë, u dënua me 7 vjet burg.

Ndërsa, krahu i djathtë i Bagdadit, Anastas Bani, 28 vjeç, një emigrant i paligjshëm me origjinë shqiptare, u dënua me 42 muaj burgim. Gjashtë anëtarët e tjerë të bandës, pesë me origjinë shqiptare dhe një me kombësi të përbashkët greke/shqiptare, janë burgosur më parë për periudha të ndryshme midis dhjetë dhe 33 muaj për rolin e tyre në zinxhirin e grupit kriminal.

Zyrtarët zbuluan se kati i pestë përdorej për rritjen e një numri të konsiderueshëm bimësh, të ndihmuar nga gati 60,000 £ me vlerë të pajisjeve të kultivimit. Një total prej 502 bimësh, në fazat e hershme të rritjes, u gjetën në këtë fermë, shkruajnë mediat britanike.

Nëse droga do të shitej në tregun me pakicë, do të kapte një vlerë totale prej 1 milion paund. Kati i tretë i një banese 5 kate u përdor nga banda për të jetuar. Aty nuk jetonte vetëm kreu i grupit, Samir Bagdadi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës