Britania e Madhe, adoleshenti shqiptar rrezikon të kthehet me forcë në Shqipëri në ditëlindjen e tij të 18-të

Një djalë që kishte kaluar kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni, po kërcënohet tani me dëbim vetëm disa javë pas ditëlindjes së tij të 18-të.

Jeta e Samet në Shqipëri ishte e vështirë. Ai deri 11 vjeç ishte i detyruar të lypte në rrugë dhe në moshën 15 vjecare ishte bashkuar me të atin në Bruksel, një shpërndarës droge dhe trafikant.

Ai arriti të shpëtojë nga kthetrat e të atit në Belgjikë dhe shijoi lirinë për herë të parë pasi mbërriti me kamion në Bristol, gati tre vjet më parë. Pas gjashtë muajsh që kaloi në një strehimore për fëmijët, ai u dërgua të jetonte me John Stokes, një kujdestar i besueshëm lokal i cili, për gati 30 vjet, ka mbështetur gati 80 fëmijë me probleme dhune dhe abuzimi.

Që kur mbërriti në Bristol në moshën 15 vjeçare, Samet e ka transformuar jetën e tij dhe tani po përmbush ëndrrën e tij për t'u bërë marangoz.

Por pak ditë pasi ai mbushi 18 vjeç,muajin e kaluar, autoritetet i dërguan atij letrën në të cilën thuhej se kërkesa e tij për të qëndruar në Britani ishte refuzuar

Samet, i cili është diagnostikuar me PTSD, tha se ai është "i frikësuar" se do të dërgohet përsëri në një vend ku ai nuk ka asgjë tjetër përveç traumës.

Ai me nervozizëm i tha Metro.co.uk se: U ndjeva i stresuar kur mora letrën. Ndihem i frikësuar tani. Nuk dua të kthehem në Shqipëri. Shpresoj që Zyra e Brendshme të ndryshojë mendim. Jeta është e mirë këtu me Gjonin (Stokes).

Kujdestari, 66 vjeç, pretendon se qeveria po e tërheq ligjin për të dhënë azil për emigrantë fëmijë të pashoqëruar derisa të mbushin 18 vjeç. Ai tha se: Sepse pasi të jenë 18 vjeç, ata nuk janë teknikisht fëmijë.

Stokes tha se Samet ka qenë 'frymëzues' për djemtë e tjerë anglezë në sistemin e kujdesit sepse 'përkundër traumës ai ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për ta mndryshuar jetën e tij. Ai është i shquar në kolegj. Ai po bën një kurs zdrukthtarie. Të gjitha rezultatet e tij janë të jashtëzakonshme. Ai e mëson shumë mirë gjuhën angleze. Por gjëja kryesore është që ai është bërë pjesë e familjes.

Stokes ishte një nga prindërit e parë të vetëm që ka birësuar fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar, por lufta për të mbajtur Samet në Britani, e ka bërë atë të dyshojë në të gjithë sistemin britanik.

I.C./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Proka: 23/10/2019 14:06

    Shume femije nga Shqiperia jane viktima te prinderve te tyre ne Europe me qellim qe te fitojne mundesine e qendrimit ne shtete te ndryshme. Kjo dukuri te bene te mendosh se kemi rene ne piken me te dobet ku anashkalohet femija per tju mundesuar nje jete me te mire ne perendim pa marre parasysh pasojat. Edhe ky femij eshte viktime e familjes se tij,i traumatizuar,pa mbeshtetje prinderore, i perkujdesur nga njerez qe vetem zoti e di si sillen me femije. Cdo gje qe shkelqen nuk mund te jete flori. Me te mira

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 23/10/2019 13:07

    Si kjo histori me shume mundesi e trilluar per te perfituar lejeqendrim ka me mijera me Britani. Zakonisht meshkujt shqiptare per femijet djem jane gati te nxjerrin edhe syte e ballit jo me ti keqtrajtojne. Cilado qofte e verteta shpresoj HO te ndryshoj vendimin edhe ti japi nje mundesi ketij djali te ri qe e ka jeten perpara se I mbyti indiani e pakistanezi britaniket.

    Përgjigju