Britania e Madhe, Boris Johnson kërcënon me zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

‘Zgjedhje të parakohshme në 14 tetor’,- me këtë fjali, Boris Hohnson ka kërcënuar disa deputetë të partisë së tij, të cilët mund të votojnë për të votuar sot kundër planeve të tij për të dalë pa marrëveshje nga Bashkimi Europian.

Sipas kryeministrit, një tentativë e tillë ‘do ti priste këmbët’ përpjekjeve për të rinegociuar një marrëveshje të re me Brukselin, pa klauzolën "backstop" në kufirin irlandez.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thirrur me urgjencë kabinetin qeveritar nga ku ka ashpërsuar gjuhën ndaj gjithë atyre që, sipas tij, po përpiqen të shkatërrojnë Britaninë.

Por, pavarësisht përpjekjeve për diversion, numri i deputetëve konservatorë që kundërshtojnë liderin e tyre është në rritje.

Nga ana e saj, opozita laburiste po përpiqet të tregojë se është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe vazhdon të akuzojë kryeministrin si manaxhues i keq i dosjes Brexit.

"E sfidojmë këtë qeveri mbi rrezikun e një Brexit pa marrëveshje. Qëllimi ynë është të mbrojmë vendet e punës dhe standardet e jetesës, angazhimi ynë është të parandalojmë që vendi të përfundojë në krahët e Donald Trump përmes një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara".

Sipas disa analistëve, pas pushimeve të verës, parlamenti britanik mund të mblidhet për të diskutuar mbi temën Brexit.

Sipas legjislacionit britanik, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretash në Dhomë e Komunëve.

Sidoqoftë, një kurs alternative mund të jetë miratimi i një ligji të ri që dikton votën kombëtare, e cila do të kërkonte vetëm një shumicë të thjeshtë.

Në këtë klimë të rënduar politike, zemërimi i fermentuar i fermentuar popullor mund ta fusë vendin në një rrugë pa krye.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës