Britania e Madhe do të shfrytëzojë një 'armë sekrete' kundër Covid-19

Britania e Madhe do të shfrytëzojë një 'armë sekrete' kundër Covid-19

Pandemia mund të ketë ditët e saj të numëruara falë një përparimi të mundshëm që vjen nga Mbretëria e Bashkuar.

Në muajin janar do të fillojnë në Londër një seri provash sfide njerëzore që synojnë testimin e efektivitetit të vaksinave kundër Covid-19. Procedura është e thjeshtë: vullnetarë të shëndetshëm do të infektohen qëllimisht me virusin Sars-CoV-2 për të kontrolluar nëse vaksinat janë efektive dhe sigurojnë mbrojtje nga infeksioni.

Sipas ‘Financial Times’, shkencëtarët do të zgjedhin një variant të virusit që aktualisht është në qarkullim dhe do t'ia administrojnë atë vullnetarëve pa mbingarkuar sistemin imunitar të tyre. Rreziku që këta të fundit të zhvillojnë komplikime serioze është i ulët duke pasur parasysh moshën e tyre të re dhe shëndetin e tyre të mirë.

Deri tani dy mijë vullnetarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në provat e sfidave njerëzore. Këta njerëz janë pjesë e lëvizjes ‘1Day Sooner’, e cila ka bërë kërkesë në Parlamentin Britanik që të fillojë ky lloj i provës klinike. Fillimi i provave do të duhet të marrë dritë jeshile gjithashtu nga një organ rregullator Britanik (Agjencia Rregullatore e Medicines dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar) dhe nga Komiteti i bioetikës.

Gjatë shekujve të njëzetë dhe njëzet e një, studimet e sfidave njerëzore përfshinin të paktën 30 mijë vullnetarë, të cilët nuk zhvilluan efekte anësore serioze dhe shpejtuan prodhimin e vaksinave kundër 15 patogjenëve si kolera, tifua dhe gripi sezonal

Qëllimi është të modernizojnë fazat 2 dhe 3 të provave klinike të vaksinave të cilat zakonisht duhen disa vjet për t'u përfunduar për shkak të kompleksitetit të procedurave të përdorura.

Ekspozimi i drejtpërdrejtë i vullnetarëve ndaj patogjenit do lejojë të kuptojmë, brenda një kohe të shkurtër, nëse vaksina është efektive, e vlefshme dhe e sigurt dhe mund të shndërrohet në një as të vërtetë nën mëngë kundër Covid-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit