Britania, Italia dhe Japonia janë bashkuar për të zhvilluar gjeneratën e gjashtë të avionëve luftarakë që mund të përfundojë në vitin 2035. Ky është programi ushtarak më i rëndësishëm i së ardhmes së afërt, për sa i përket kostos dhe nivelit teknologjik pasi do të përdoret inteligjenca artificiale.
Kryeministri Rishi Sunak thotë se sipërmarrja e përbashkët synon të krijojë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe të forcojë lidhjet e sigurisë. Avioni pritet të hyjë në shërbim në mesin e viteve 2030 dhe të zëvdendësojë avionin Typhoon.
Avioni i ri që do të quhet Tempest mendohet se do të mbajë armët më të fundit. Puna për zhvillimin e tij po vijon me synimin për të krijuar një avion luftarak që do të ofrojë shpejtësi, do të përdorë sensorë të avancuar dhe madje inteligjencë artificiale për të ndihmuar pilotin njerëzor kur ata janë të mbingarkuar ose nën stres ekstrem.
Gjithashtu mund të fluturojë pa ndihmën e një piloti nëse kërkohet dhe mund të jetë në gjendje të lëshojë raketa hipersonike. Por ndërtimi i një avioni kaq kompleks është jashtëzakonisht i shtrenjtë. Zhvillimi i avionit F35 ishte programi më i shtrenjtë i ndërmarrë ndonjëherë nga Pentagoni kështu që Britania ka kërkuar partnerë.
Ndërkohë ka vende të tjera që mund t’i bashkohen. Franca, Gjermania dhe Spanja tashmë janë duke punuar së bashku për dizajnin e tyre të veçantë siç janë Shtetet e Bashkuara. Për Mbretërinë e Bashkuar, kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë, por edhe me ekonominë.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
13.4%
-
Të vogla
68.7%
-
Nuk e di
17.9%
Vota total: 67
Lajme të tjera
-
Tërmet i fuqishëm në Itali, lëkundje në Kroaci dhe Slloveni
28 Mars, 12:13
-
Elsa Lila rrëfen për periudhën që kaloi në qeli: Aty edhe kanë përdhunuar
27 Mars, 15:24
-
Itali/ Trafiku i drogës nga Shqipëria, policia kryen megaoperacion ndaj 11 personave
26 Mars, 22:58
-
EMRAT/ Zbërthehet banda italiane me drejtues shqiptar, dominonin tregun e kokainës në veriun e Italisë! E fshihnin në djath
26 Mars, 22:31
-
Itali/ Trafik droge nga Shqipëria, lëshohen 11 urdhër arreste në Kalabri
26 Mars, 09:35
-
I diplomuari i parë i verbër në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Parmës! Shqiptari Kledian Leka: Do jem ndihmë për studentë si unë, luftova
26 Mars, 07:25
-
Italia hap tender, si do të garantohet ushqyerja dhe menaxhimi i emigrantëve në Shqipëri! Qendra do jetë gati më 20 maj
25 Mars, 09:11
-
Arrestohet në Gjermani shqiptari i shpallur në kërkim nga Italia! Ja çfarë ju gjet gjatë kontrollit
24 Mars, 17:05
-
Itali/ 33-vjeçari shqiptar u mor peng dhe u torturua nga 4 shqiptarë të tjerë për 16 orë, kërkonin 60 mijë euro
24 Mars, 13:31
-
Dyshonte për tradhti, del para togave të zeza shqiptari që vrau vajzën e mitur, italianin, si dhe plagosi gruan
24 Mars, 11:29
-
Reportazhi i ‘Gazzetta dello Sport’! Kuqezinjtë: Të duam shumë Itali e dashur, por s’të kemi frikë
23 Mars, 20:38
-
VIDEO/ Kombëtarja 'pa busull' në Parma, Kili na mposht 0-3! Minuta për Brojën, debuton Arbër Hoxha
22 Mars, 22:44