Britania la në fuqi non gratën, Basha: Berisha mban peng opozitën për ankthet e veta personale, të bëj një hap pas

 

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, komentoi akuzat e bëra nga Berisha në drejtim të Bashës, pas lënies në fuqi të non gratës nga Britania e Madhe. Basha tha se as SHBA dhe as Mbretëria e Bashkuar nuk mund të influencohen, duke shtuar se Berisha riciklon ndaj tij akuzat e Ramës. 

‘Është një stisje një herë këto spaleta mi jepte Rama tani mi jep Berisha, as SHBA dhe as MB nuk mund të influencohen. Në raste kur influencohen marrin masa siç ishte rasti i Mc Gonigal. Tani Berisha e kthen në një fakt të konfirmuar dhe vazhdon ta mbajë peng një pjesë të opozitës me ankthet e veta personale. Nuk është zgjidhja për të ndihmuar vendin është aset për të mbajt Edi Ramën, e vetmja rrugë që ka është të hedhë një hap pas. Duhet tu ofrohet shqiptarëve një alternativë e plotë dhe jo non grata, nuk ka forcë që të na ndalojë për alternativën tonë.’- tha Basha.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK

Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK