Brukseli i hap rrugë Korporatës së Investimeve në Shqipëri: Në të njëjtën linjë me BE-në

Brukseli i hap rrugë Korporatës së Investimeve në Shqipëri: Në të njëjtën linjë me BE-në

Komisioni Europian ka dhënë OK për projektligjin e rishikuar të korporatës së investimeve duke e cilësuar si plotësisht në linjë me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian.

Përmes një shkrese zyrtare dërguar ministrisë së jashtme, shefja e njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e zgjerimit, Michela Matuella deklaron se drafti i ri reflekton plotësisht komentet dhe adreson shqetësimet që komisioni kishte shprehur për projektligjin fillestar.

“Dëshiroj të konfirmoj se drafti i rishikuar për Korporatën e Investimeve që ju na keni dërguar në datën 18 korrik, merr parasysh në mënyrë të plotë komentet tona. Do të doja t’ju falëndëroja për bashkëpunimin shumë të mirë”.

Projektligji fillestar I qeverisë për korporatën shtetërore të investimeve ngjalli shqetësime tek partnerët dhe institucionet ndërkombëtare. Pika më kontroverse e këtij drafti ishte e drejta e korporatës për të prokuruar investime si një kompani private, pra jashtë ligjit të prokurimeve publike dhe në kundërshtim me direktivat e bashkimit europian.

Pas këtyre vërejtjeve nga partnerët ndërkombëtar, komisioni parlamentar i ekonomisë përmes një marrëveshje mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës vendosi ta tërheq draftin nga votimi në minutat e fundit.

Që nga ajo kohë Ministria e Financave dhe komisioni i ekonomisë kanë zhvilluar konsultime intensive me ekspertët e bashkimit europian për të adresuar shqetësimet e brukselit dhe drafti I rishikuar pritet të votohet këtë të hënë, sipas variantit të dakortësuar me Komisionin Europian./ Top Channel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD