BSH: Kuvendi të sjellë shpejt
Guvernatorin dhe Inspektorin

BSH: Kuvendi të sjellë shpejt<br />Guvernatorin dhe Inspektorin
TIRANE - Pesë anëtarët e mbetur të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në një mbledhje të kësaj të mërkure i kërkuan Kuvendit të sjellë sa më shpejtë emërimin e Guvernatorit të ri, si dhe të Inspektorit të Përgjithshëm të institucionit më të lartë financiar në vend.
 
Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë për mediat , Këshilli thotë së ndonëse sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë drejtimin e ka marrë përkohësisht zv/guvernatorja e parë Elisabet Gjoni, është i nevojshëm zgjedhja në një kohë të shpejtë e guvernatorit të ri nga Parlamenti shqiptar.
 
“Këshilli Mbikëqyrës, ndonëse çmon se përcaktimet ligjore janë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë edhe në situatën aktuale, shpreh nevojën për organizimin e drejtimit të institucionit në një kohë të shpejtë. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e Kuvendit faktin që ligji nuk siguron vazhdimësinë e funksionit të Inspektorit të Përgjithshëm, në kushtet e mungesës së tij”, thuhet në njoftim.

Aktualisht ky Këshill funksionon me 5 anëtarë për shkak të arrestimit të Guvernatorit Fullani dhe dorëheqjes së anëtarit Ardian Civici. Ishte ky këshill që në një mbledhje të jashtëzakonshme mori vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e Fullanit, në lidhje me skandalin që përfshiu këtë institucion me vjedhjen e parave nga thesari i shtetit.

Këshilli Mbikëqyrës: Stabiliteti financiar në vend, i qëndrueshëm
Sakaq, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u vendosën në fokus të diskutimeve dhe zhvillimet në tregjet dhe institucionet financiare, si edhe në veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë.
 
“Mbështetur në informacionin e analizuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se zhvillimet në tregjet e parasë, të këmbimit valutor dhe në atë ndërbankar, paraqiten të qëndrueshme në drejtim të vëllimit të veprimtarisë dhe të luhatshmërisë, në përputhje me ecurinë e tyre sezonale dhe trendet historike. Të dhënat operative nga sektori bankar, tregojnë një ecuri normale të nivelit të depozitave dhe një situatë të qëndrueshme në zhvillimin e veprimtarisë.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh me ecurinë e masave të marra dhe vlerëson përpjekjet e drejtimit të Bankës së Shqipërisë për normalizimin e situatës. Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës thekson vlerësimin dhe mbështetjen e plotë për punën e personelit të institucionit qendror monetar”, përfundon njoftimi zyrtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dumani hedh poshtë akuzat e Ilir Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal

Dumani hedh poshtë akuzat e Ilir Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal