Banka e Shqipërisë rrit normën bazë e interesit, Sejko: Vijon rritja e çmimeve edhe këtë tremujor, inflacioni do të arrijë nivele maksimale

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje. Në përpjekje për të ulur inflacionin, që është në normat më të larta të 20 viteve të fundit, Banka e Shqipërisë mori vendimin për rritjen e normës bazë të interesit për herë të dytë brenda pak muajsh. Aktualisht norma bazë ka shkuar në 1.25% nga 1% që ishte me vendimin e marrë në qershor.

Në një konferencë për mediat, Sejko tha se ecuria e ekonomisë në vendit tonë mbetet një sfidë serioze për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet botërore e shtrëngimi të kushteve financiare. Sejko u shpreh se rritja ekonomike e vendit tonë do të vijë në ngadalësim, në krahasim me tremujorin e parë të vitit. Por sipas tij, rritja do të jetë e mjaftueshme sa për të ruajtur shëndetin e bilanceve të familjeve dhe bizneseve shqiptare.

“Ecuria e ekonomisë në periudhën vijuese mbetet subjekt i sfidave serioze. Rritja e çmimeve ne tregjet botërore ngadalësimi i pritur i ekonomisë në eurozonë, do të ketë një ndikim të kundërt për inflacionin dhe rritjen ekonomike në vend. Ekonomia do vijojë në horizont afatmesëm të rritet në mënyrë solide. Ritmi do të jetë në ngadalësim me tre mujorin e parë por do të ruajë bilancin e bizneseve dhe familjeve shqiptare. Nga ana tjetër inflacioni do të vijojë të mbetet i lartë. Norma do kulmojë në 3 mujorin e 3 dhe do të bjerë në 3 mujorët në vijim. Këshilli Mbikqyrës rriti me 0.5 pikë përqindje normën e interesi. Kjo do të krijojë kushte të përshtatshme për kthimin e inflacionit në normalizim”, tha ai.

Rritja e çmimeve do të vijojë edhe këtë tremujor, pasi Sejko tha se presin që inflacioni të arrijë vlerat maksimale 7-8%.  Inflacioni shënoi rritje në muajt prill e maj, duke regjistruar respektivisht vlerat 6.2% dhe 6.7%.

“Ky inflacion pasqyron – në masën më të madhe – efektet direkte të goditjes së ofertës që vjen nga tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, pasojat e kësaj goditjeje rrezikojnë të forcohen dhe të zgjaten në kohë, si pasojë e kërkesës relativisht solide për mallra e shërbime në vend” tha Sejko.

Sejko u ndal edhe tek amnistia fiskale, i cili tha se sjell përfitime për buxhetin e shtetit por edhe formalizmin e ekonomisë. Ai theksoi se duhet pasur kujdes që të mos pastrohen paratë e krimit dhe korrupsionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Amnistia fiskale, Sejko: Pozitive për rritjen e buxhetit të shtetit, duhet kujdes mos pastrohen paratë e krimit

 

Guvernatori i bankës Gent Sejko ka komentuar amnistinë fiskale, ku tha se ka efekt pozitiv në rritjen e buxhetit të shtetit. Por sipas Sejkos, duhet pasur kujdes që të shmangin pastrimin e parave të pista, që vijnë nga krimi dhe korrupsioni. Ai tha se amnistia fiskale nuk duhet të jetë e vazhdueshme.

“E shohim me kosto dhe benfite, përfitimet kryesore janë injektimi, përmirësimi i të ardhurave në buxhetin e shtetit, kryesorja është formalizmi i ekonomisë, kemi një objektiv, rritjen e numrit të llogarive bankare dhe futjen maksimale të parasë jashtë sistemit bankar në sistemin bankar. Në drejtim të përfshirjes financiare amnistia do jepte një impakt pozitiv. Ka edhe kosto që lidhen me shmangien e parave të krimit dhe korrupsionit, nuk duhet të lejojmë që të pastrohen paratë dhe në esencë duhet të mos krijohet koncepoti i amastive të vazhdueshme”, tha Sejko.

Ora 16:22
Sejko: Në tremujorin e tretë të vitit presim nivelin më të lartë të inflacionit, mund të luhatet në 7-8%

Guvernatori i Bankës Gent Sejko thotë se në tremujorin e tretë pritet niveli më i lartë i inflacionit, që mund të luhatet në 7-8%.

“Infalcioni, e përmenda, ne presim që niveli maksimal i inflacionit do të arrihet, në tremujorin e tretë do jemi ën nivelin maksimal. Presim shifrën e updetuar për muajin qershor, është për tu parë. Shifrat janë surprizues në këtë periudhë se ekonomitë janë duke u përballur me kriza të njëpasnjëshme. Rritja ekonomike e tremujorit të parë ishte mbi pritshmëritë tona. Nuk mund 7 dhe 8 % kjo është për tua parë. Do kemi një rritje ekonomik ekëtë vit midis 3 dhe 4%”, tha Sejko.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 06/07/2022 17:14

    O Guvernalesh, inflacioni eshte te pakten dyfishi i asaj qe thua ti, dhe interesat duhet ti kishe rritur minimumi 1%. Po ku merr vesh ti nga ekonomia, je thjesht nje gomar me diplome.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari