BSH publikon tavanin për interesat e kredive konsumatore! Për shuma deri 200 mijë lekë interesi 171.41%! Braçe: Mos u joshni nga borxhet e shpejta, janë zhvatje

Pasi vendimi hyri në fuqi në 31 dhjetor 2021, Banka e Shqipërisë ka publikuar për herë të parë tavanin e normave të interesit për kreditë konsumatore. Sipas të dhënave të bankës për të gjithë qytetarët që do të marrin kredi deri në 200 mijë lekë, norma efektive maksimale e interesit do të jetë 171.41% për kreditë me këste. Për overdraftet në këtë vlerë norma maksimale do të jetë 19.55% dhe 27.28% për kartat e kreditit.

Ndërkohë në rast se kredia është mbi 200 mijë lekë deri në 2 milionë lekë, norma maksimale e interesit për kreditë me këste është 38.79% dhe për overdraftet 16.75%.

Këto tavane do të zbatohen nga bankat dhe institucionet jo-banka për 6 mujorin e parë të këtij viti. Pas muajit qershor Banka e Shqipërisë do të publikojë normat maksimale të interesit për 6 mujorin e dytë të vitit.

Pas publikimit të këtyre normave ku qytetarët që marrin 200 mijë lekë mund të kthejnë deri në 340 mijë lekë, ka reaguar dhe deputeti i PS-së Erion Braçe duke ju bërë thirrje qytetarëve që të mos joshen nga borxhet e shpejta.

“A e kupton tani se pas një flete, një fletë të vetme që firmos apo dhjetëra fletëve të një kontrate qëllimisht te komplikuar e qe ti nuk e kupton, janë shumë para që do paguash?! Mos u josh e mos u jep pas reklamës banale për tek Borxhet e shpejta; Nuk ua thonë këto interesa! Mendohu mire kur firmos e merr paratë, tani interesat janë publike, beje vete llogarinë, kane rezultuar zhvatje e janë zhvatje”, thotë Braçe.

Norma maksimale vendoset duke marrë mesataren e normave të aplikuara në 6 mujorit të fundit  për kreditë konsumatore dhe rritet me 1/3 e saj.

SI ËSHTË PËRCAKTUAR KY TAVAN?

Interesi mesatar në 6-mujorin e 2 të 2021          128.56%

Shtohet 1/3                                                                   42.85%%

Norma maksimale e interesit                                    171.41%

Ky vendim është marrë nga banka qendrore për të mbrojtur qytetarët nga interesat e larta deri në abuzive, dhe prek më shumë institucionet e mikro-kredisë (institucionet jo bankare) pasi ato aplikojnë norma interesi më të larta, pasi e japin më shpejt huanë dhe nuk kërkojnë kolateral.

 

POSTIMI I ERION BRAÇES

Më në fund ka transparencë për “borxhet e shpejta”!

“Tak Fak”, “për 7 minuta”, “si mi do” etj, janë në dritë të diellit!

Banka e #Shqipërisë ka publikuar normën efektive maksimale të interesit për banka e institucione financiare jo banka, për 6 muajt që nisën;

Për shumat deri ne 200 mijë lekë:

 për borxhin me këste, interesi maksimal është 171.41%

 për overdraft, interesi maksimal është 19.55%

 për kartën e kreditit, interesi maksimal është 27.28%

Për shumat nga 200 mijë deri ne 2 milionë lekë:

 për borxhin me këste, interesi maksimal është 38.79%

 për overdraft, interesi maksimal është 16.75%

Studentë, bujq apo cilido qe i drejtohet borxheve te shpejta;

A e kupton tani se pas një flete, një flete të vetme që firmos apo dhjetëra fletëve të një kontrate qëllimisht të komplikuar e që ti nuk e kupton, janë shumë para që do paguash?!

“Si mi do zemër, si mi do”-“Për 7 minuta” bën që të të vërë poshtë borxhi, të punosh për borxhin!

Mos u josh e mos u jep pas reklamës banale për tek borxhet e shpejta;

Nuk ua thonë këto interesa!

Mendohu mirë kur firmos e merr paratë, tani interesat janë publike, bëjë vetë llogarinë, kanë rezultuar zhvatje e janë zhvatje!

 

Normat maksimale të interesit për kreditë konsumatore

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë