Budina për Report Tv: E vendosim vetë fatin e tempullit të kulturës, po përgatitemi për një tubim madhështor (VIDEO)

Regjisori Robert Budina,e argumentoi  protestën  e thirrur papritur pasditen e së premtes në orën 19.30 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit si një kundërpërgjigje ndaj tentativës, që sipas tij u bë për nisjen e punimeve të projektit të ri për teatrin,  mbi truallin e godinës ku ishte më parë Teatri Kombëtar. Duke e konsideruar një krim dhe akt mafioz të hapur aktin e shembjes së teatrit Kombëtar në një interviste për Report tv, Budina tha se SPAK- duhet të ndjek hetimet për të treguar se drejtësia funksion e nuk është e varur nga pushteti politik.

Shumë veta thonë që ne nuk duhet të besojmë në SPAK, sepse është i kapur. Ne kemi nevojë ta kuptojmë, kemi nevojë të legjitimohemi duke provuar dhe nëse nuk arrijmë do gjejmë zgjidhjet tona. Domethënë ne do bëjmë ç’është e mundur , për t’ia mbërritur asaj që ne nisëm. Lufta që u bë për teatrin ishte shembja e një simboli. Është një bast me vetveten që qytetaria shqiptare, ekziston. Do fshihet në skutën më të errët që t’i shpëtojë drejtësisë. Ky kryeministër luan me simbolet siç luanin paraardhësit e tij, gjatë kohës së komunizmit”, tha Budina.

I pyetur se çfarë mendon për mungesën e pjesëmarrjes mbështetëse të opozitës  të PD dhe LSI këtë herë në proteste, Robert Budina u shpreh se “Para se të shembej teatri, në bëmë një mbledhje me të gjithë përfaqësuesit e partive politike opozitare, në nivel të dytë për t’u organizuar si ta mbronim teatri, duke qenë se këto subjekte politike kanë edhe struktura të ngritura. Ne i kemi kërkuar me forcë këtyre subjekteve që duhet t’i hapin rrugën qytetarit. Mbështetësit e këtyre partive e kanë kuptuar qartësisht se tashmë që ka ardhur koha e ndryshimit.  Sot ne nuk I ftuam, sepse ishim në Durrës  organizuam edhe një protestë aty”.

Sa i përket hapave që do ndiqen  ditët në vijim regjisori Budina tha se rezistenca e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të vazhdojë me një tubim madhështor dhe ndalesa e radhës do të jetë ditën e sotme në Shkodër. Sipas regjisorit do të zhvillohet një tur sensibilizues në të gjithë Shqipërinë, që  të vrasin frikën e krijuar nga dhuna e pushtetit.

Më herët Kryeministri Edi Rama është shprehur se projekti origjinal i Teatrit Kombëtar që u shemb do të bëhet diku tjetër me një tjetër funksion për fëmijët , por grupi i artistëve të Aleancës për mbrojtjen e teatrit janë shprehur kundër kësaj ideje,  dukë kërkuar rindërtimin e Teatrit Kombëtar, pasi ai përfaqëson simbolin e Tempullit të kulturës.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli?

Komento

Komente

  • Murat: 24/05/2020 13:09

    Nuk kuptoj ne çfare cilesimi ky thote " vendosim vete" per tempullin ... etj , sikur ky eshte pronari . Kush e beri pronar ? Nese ka nje pronar Teatri ky eshte publiku artdashes ( nje term shume i gjere) , po ne asnje menyre individet e politizuar

    Përgjigju
  • zara: 24/05/2020 00:47

    të them të drejtën më ngjall neveri në të folur dhe në pamje...njeri pa dinjitet.

    Përgjigju
  • ERP: 23/05/2020 17:39

    E vetmja gje e mire ne gjithe kete pisllek eshte fakti qe po shpenzoni ca nga leket qe i kane vene hajdutat IM, SB e kompani. Per te tjerat populli ju sheh cfare mostrash jeni

    Përgjigju
  • Kiri Laprakes: 23/05/2020 17:21

    O Rajmondo,paske qene anetari me i devotshem i PD-es.Qeke karagjoz complet.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/05/2020 16:56

    Ik mor cope mishi me dy sy! Ik mor gjoja artist,regjisor kukuvajkash! Ik mor kokerr debili moronik i saliviçidolit karagjiçit se po le kokren e namit. Ik mor tutkun se po i zgjat jeten kolegut tend artist si kryeminister me gjoja regjisuren tende shpetimtare per art,kultur pordh ne muhur! Ik mor fatkeq i vetes!

    Përgjigju
  • dibran: 23/05/2020 16:28

    Simbolet jane bere si bolet.....varen poshte, tamam si te dashit gjate veres...! Merr ate rroge Shqup-i e Lesh e Lije dhe ne darke shko tek shtepia.... Te na rroc se teater per ty dhe shoket tuaj nuk ka me.. TEATRI ESHTE I SHQIPTAREVE!!!! Ju jeni te punesuar...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Aleanca për Teatrin çon peticionin në Korçë, qytetarë e politikanë i bashkohen thirrjes