Bujar Çela tallet me PD dhe publikon foton e Berishës me Enverin te grupi i Komisionit të Integrimit: Rroftë Partia! Demokratët: Provokim vulgar

Deputeti Bujar Çela dhe postimi i tij

TIRANË- Deputeti Bujar Çela, me të cilin PD-ja u revoltua pse postoi një foto të Enver Hoxhës për të uruar festën e Çlirimit, është tallur me demokrattë dhe ka hedhur në grupin e Komisionit të Integrimit foton e Sali Berishës.

"Rroftë Partia Demokratike" ka shkruar ai bashkangjitur fotos, teksa kjo ka ngjallur edhe reagim të demokratëve të grup.

Një gjë të tillë ato e kanë quajtur provokim nga ana e deputetit Çela, pas rastit që bëri te Komisioni i Sigurisë.

Debati i plotë
Albana Vokshi
: Shih çfarë çon ky te grupi i Komisionit të Integrimit
Jorida Tabaku: Bujar këtë grup e kemi për komunikim të Komisionit të Integrimit. Këto postime dërgoji në grupe të tjera ku të shkojnë dhe t’i pëlqejnë.
Kreshnik Çolloku: Ky është një provokim vulgar.
Jorida Tabaku: Unë besoja se disa ditë qetësie dhe mungese nga parlamenti do të kishin ndihmuar të qartësoheshe.
Luçiano Boçi: Bujar Enver Hoxhën mbaje në zemër dhe vendose ku të duash t’i në shtëpinë tënde. Këtu është Komision Parlamentar. Foto të tilla nuk na impresionojnë aspak por shtojnë bindjen që Komisioni Integrimit Europian të rri shumë ngushtë ty.
Bujar Çela: Luçi Boçi s’ma mban zemra mua këtë foto se është e partisë tuaj dhe u takon ta integroni mbi foltore.
Jorida Tabaku: Bujar më duket e tepërt dhe palogjikë të vazhdosh me këtë që po bën. Për PD rri i qetë se i zgjidh vetë problemet e veta.

Kujtojmë, që pas këtij rasti, PD tha se do të propozojë në Kuvend një paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin e simboleve komuniste. Aliebaj ka thënë se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP ZHURDULL REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/12/2021 08:17

    O Beni hecën vet po nuk e shikon ti që partia wc pd është një parti anti Shqiptare me në krye sekretarin e partis salheun. E kjo parti me njerzit e saj bërtasin ujku, ujku e çakall8 bën nam8n. Kta gjoja shajn komonizmin kur vet kta jan kryekomonist. E prap kta plerat e pd duan ta vën prap në krye sekretarin e partis salheun. Kta skan të drejt morale që të flasin për kriminelin Enver Hoxha se kan në krye të tyre kryekriminelin malok salheun.

    Përgjigju
  • Beni: 03/12/2021 05:35

    Mjafton fakti i sjelljes kaq te papapergjegjshme dhe te padenje, te ulet dhe vulgare te nje antari te parlamentit per te kuptuar nivelin e ulet te politikes ne pergjithesi dhe maxhorances ne vecanti. Akoma me keq kur ende zonja spikere e Kuvendit, kreu parlamentar i grupit te maxhorances dhe kuptohet lideri i saj as qe kane nder mend te mbajne ndonje qendrim. Jo se ka ndonje rendesi por per etike. Keto jane disa simptoma ne dukje pa rendesi por koha do tregoje dhe pergjegjesine kryesore e ka SHBA me te paaftet e saj neper zyrat e DASH ne Washington dhe vecanerisht Tirane.

    Përgjigju
    • Bond: 03/12/2021 07:03

      Per cfar lesh etike flet ti....ti dukesh qe je komunist i paafte dhe setvil i rendomt...me 8 vjecare.....Kur flet dhe ti per SHBA dhe DASH mos ngelt funderine ne bote pa folur...

  • Jffj: 03/12/2021 01:59

    Dmth me kete justifikon veten si enverist?!

    Përgjigju
  • O tej: 02/12/2021 23:43

    Rrofye Komunisti Sali Berisha.Prehu i qete Enver baca Sali nuk te harron.

    Përgjigju
  • Alb: 02/12/2021 23:21

    Hahahahhahaha VFLP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

Çfarë e bën shenjën e zodiakut të Ujorit kaq të bukur dhe unike, sipas astrologjisë?