Bukë me krimba, mish qeni dhe ujë me vajgur! Dëshmitë rrëqethëse të viktimave të komunizmit

TEPELENË-Marta Nikolli, ishte vetëm 10 vjeçe kur erdhi për herë të parë në kampin famëkeq të Tepelenës,  në vitin 1950 prej Spacit të Mirditës.

Për Report TV, në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, ajo rrëfen se trajtimi në këtë kamp ka qenë tërësisht çnjerëzor, pasi buka ishte me krimba, uji me vajgur dhe shumë vuajtje të tjera të cilat shkaktuan vdekjen e qindra personave, përfshirë edhe motrën dhe vëllanë e saj.

"Jetë më të keqe nuk ka më. Buka ka qenë me krimba, gjella me krimba,  uji me vajguri. Më keq nuk ka ku ta çoj më. Më ka vdekur gjyshja këtu. E kanë varrosur me një vend dhe pas tre javëve e kanë nxjerrë nga aty dhe e kanë çuar tek bregu i lumit. Aty e ka marr rrjedha dhe nuk u mor vesh më gjë për të", tha ajo.

Po të njëjtat dëshmi japin edhe dy pjesëtar të tjerë të kampit, të cilët rrëfejnë se iu është servirur nga "xhelatët" e kampit edhe mishi qeni që ta konsumonin me detyrim.

"Kemi vuajtur për të ngrënë. Më ka thëna nana se unë isha i vogël  se edhe mish qeni na fusnin në gjellë. Sa arrihej të vdisnin 30 fëmijë brenda natës. Unë kam pas ardhur me nënë, katër vëllezërit dhe motrën. Motra nuk pranonte të hante ushqimin pasi ishe me krimba dhe vdiq", tha Marku.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Cika, ka vënë theksin tek harresa që pushteti vendor u ka bërë viktimave të komunizmit, aq sa nuk kanë bërë as rregullimin e pllakës përkujtimore që është thyer.

"Ky është një vend i shenjtë dhe mendojmë ta bëjmë edhe më të shenjtë. Ta marrin vesh të gjithë se çfarë është. Vijmë çdo vit e përkujtojmë. Kam një vërejtje për autoritetet lokale pasi është thyer pllaka përkujtimore. Kjo duhet të marrë fund. Nuk kanë lënë kriminel pa shpallur qytetarë nderi. Pritet të shpallin edhe kryetarin e këtij kampi qytetar nderi. Duhet të ndahet mendja o me viktimat ose me xhelatët, pasi me të dyja nuk bëhet", tha Cika.

Në kampin e Tepelenës u internuan mbi 3 mijë persona, nga ku humbën jetën mbi 500 të pafajshëm që nga foshnjat, fëmijët, gratë, burrat e të moshuar.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi PPPD Becheti 140: 26/08/2019 20:12

    Halet kane lene trashegimtar te cilet komentojne sot duke mohuar bemat e eterve... realisht e ka fajin Saliu

    Përgjigju
  • bruno: 25/08/2019 10:29

    Ne shqiperi nuk ka pasur kurre te perndjekur politike, ka pasur te vrare politik. Shenjat me te vogla te pakenaqesise mbi sistemin komuniste denoheshe me vdekje. Keta qe flasin kane qene denuarper vjedhje.

    Përgjigju
  • Bruno: 24/08/2019 09:05

    per njeres qe paskan vuajtur kaq shume jane ne gjendje te mire shendetesore. A i mbajne mend emrat e xhelateve, apo kane qene vete keta.

    Përgjigju
    • ........: 24/08/2019 21:28

      ore ti, je idiot e ban vete bashke me kta te tjeret ktu!!! kta jane fakte te dokumentume.

  • Populli: 24/08/2019 05:59

    Keta Jane te paverteta dhe budallalleqe me duket se ata qe I nxjerrin nga goja kerkojne te perfitonne politikisht apo qe trashgtaret e 10 dhjete te tyre te marrin kestet e lekve te ketij populli qe po e rrjepin dhe ky eshte turp .ata Kane shkelur ligjet e asaj kohe ndaj Jane denuar

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/08/2019 21:30

    Lul kuqka, sikur kjo ka ndodhur sot ...???

    Përgjigju
  • Maks: 23/08/2019 20:47

    Po mor po keni vuajtur ju ju hanit buk gruri dhe merrnit 170 lek pet dit pune kurse ne hanim buk misri. Dhe merrnim 7lek per dit pune ju na vrat te dashurit tan dhe u denuat boll llomotitet sepse nuk ju beson njeti nga brezi qe e ka jetuar ato koh

    Përgjigju
    • Robshi PPPD Becheti 140: 24/08/2019 03:15

      Bëj nder njerëzimit dhe ngordh...

  • Koço: 23/08/2019 20:35

    Nderkohe ne të njejten kohe qe ndodhnin keto lebrite nga ana tjeter pa ditur gje se ç behej kaq pranë tyre festonin per grurin e ri duke i kenduar me gas e haré shokut të madh Mao!

    Përgjigju
    • Selenice: 24/08/2019 09:04

      Hahahahahahaha fiks egzistojne plot kenge labe polifonike dedikuar shokut Mao, janë në arkivat e shtetit. Ishalla nuk ka nderyhre gjith keta vite ndonje lab per ti shkaterruar.

  • WTF: 23/08/2019 20:08

    Fuck off!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira