Bukë me vete në shkollë, nutricionistja në ‘Rreze Dielli’: Ja çfarë nuk duhet të mungojë në kutinë e ushqimit të çdo fëmije

Me fillimin e vitit të ri shkollor, një ndër problematikat që shoqëron prindërit është edhe vakti që duhet të konsumojnë fëmijët gjatë qëndrimit në shkollë. Cilat janë frutat dhe perimet që duhet të vendosin në kutinë e ushqimit të fëmijës së tyre. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” nutricionistja Matina Cobo u shpreh se variacioni është ideal nëse duam që fëmija të ketë një metabolizëm të pasurua me elementë të shëndetshëm nutricional.

E mira do të ishte që të kishim variacion sepse do të ishte mirë për t’ia pasuruar metabolizimin fëmijës. Kombinimi ideal është që të vendosim një karbohidratë dhe fruta sepsef frutat japin hidratim, sepse një problem tjetër I fëmijëve në shkolla është mospirja e mjaftueshme e ujit. Kështu ne garantohemi që edhe nëse fëmija nuk pi mjaftueshëm ujë, gjatë orëve në shkollë të paktën hidratohet mjaftueshëm” tha ajo.

Por çfarë duhet të përmbajë një vakt që të jetë i shëndetshëm për fëmijët ?

Vakti duhet të jetë i pasur duhet të ketë praninë e një proteine, një sanduic që mund të jetë me proshutë gjeli, me proshutë pule, viçi, mund të kemi gjalpin e kikirikut  nëse zgjedhim ti bëjmë një tost  nëse I bëjmë një sanduic më të ëmbël. Mund të bëjmë dhe muffin apo kek të ndryshëm, pra të kemi variacion.

Nutricionistja tha gjithashtu se nëse fëmija qëndron për një kohë më të gjatë në shkollë, vakti duhet të jetë I plotë, duke dhënë edhe disa ide, për perimet dhe frutat që nuk duhet të mungojnë.

Nëse fëmija rri shumë gjatë në shkollë, vakti duhet të jetë më I plotë, mund t’I japim fëmijës edhe dy vakte ndoshta. Pra, një mesvakt që të jetë zemra e paradites, fruta dhe një vakt tjetër që ti ngjasojë pak drekës.

Nëse I përgatisni përditë tost ose sanduic nuk ka asnjë lloj problem, mjafton që ti inkorporoni dhe perimet, të tipit sallatë jeshile, avokado, domate, pastën e ullirit,  për ta pasuruar sa më shumë.

Ajo këshilloi prindërit që nëse fëmija ka probleme me përqëndrimin në mësim, të konsumojë shumë fruta dhe disa vakte gjatë ditës.

Ka shumë rëndësi që ti vendosim gjithmonë fruta, por ka rëndësi edhe sa shpesh fëmija ushqehet. Ne të rriturit mund të konsumojmë edhe 2-3 vakte në ditë, tek fëmijët duhet të kemi 4-5 vakte. Vakte më të vogla dhe më shpesh.

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/09/2022 00:24

    Ne ne kohen e Xhaxhit,avogadon dhe pasten e ullirit apo bananen nuk e njihnim,por nuk jemi ushqyer keq.Buke me gjalpe e sheqer,ose recel,buke me gjalpe,djathe,domate,tranguj,buke me salce kosi e speca te skuqura,buke e thekur me ullinj e djathe,buke me sallam,ndonje veze e ziere,apo ndonje frute edhe e kishim.Kjo lloj diete nuk na ka dale keq.Familjet qe jetonin ne fshat,apo ato qe ishin ekonomikisht te varfera,apo me shume pjesetare e kishin shume te veshtire plotesimin e ushqyerjes.Sot ka me shume larmi fruta,perimesh,mundesia ekonomike eshte dicka tjeter.Prinderit do te bejne me te miren per femijet,por me aq sa kane mundesi.Nutricionistet duhet t'a kene parasysh nje gje te tille qe te ofrojne opsione per te gjithe llojet e buxheteve.

    Përgjigju
  • adela: 28/09/2022 15:59

    mire e ke ti, po jo tgjith kane mundesi ekonomike. disa me zor i japin 2 vakte se skan mundesi ti thua 4 5. "avokado, domate, pastën e ullirit, për ta pasuruar sa më shumë." ???? po tallesh besoj, e ke idene e cmimeve si kan vajt, avokado bente shume para luftes. apo vl thuaj e hajne femijet e tu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, Policia kontrolloi dhe banesën e gjyshërve

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, Policia kontrolloi dhe banesën e gjyshërve