Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar

Në pritjen e promovimit të Kalendarit të Miss Shqipëria 2024, të mbajtur këtë fillim javë, është krijuar një kënd i veçantë. 12 muajt e vitit të portretizuara me bukuri shqiptare, janë lidhur këtë vit me një çështje humanitare...

“‘Deliart assocation’ në promovimin e kalendarit të vet e ka lidhur me një çështje bamirësie. Në këtë promovim ne duhet të dhurojmë dhe t’i japim kurajën një jete për Eno Millonën, për të shpëtuar një jetë”, u shpreh regjisori e producenti Petri Bozo.

Regjisori e producenti Petri Bozo, ka dashur kështu që t’i vijnë në ndihmë të riut Eno Millona, që vuan nga kanceri dhe po kurohet në Francë.  Premton që nismën e nisur këtë edicion të 22-të , ta kthejë në traditë...

“Mendojmë se për çdo vit një promovimin e kalendarit t’ia dedikojmë një çështje bamirësie. T’u japim një ndihmë atyre që janë në nevojë”, u shpreh Bozo.

Të pranishme janë disa miset e Shqipërisë, mes të cilave edhe Sonia Sallaku, që mban kurorën për 2023-shin. Fotografi Pirro Beati ka jetësuar imazhet e tyre, ku këtë vit, nuk kanë dashur t’i mëshojnë veç promovimit të trashëgimisë e natyrës sonë, por edhe objekteve të kujtesës... Fotot janë realizuar pranë disa bunkerëve, përfshirë Bunkart’2, dhe bunkerët në Malin e Dajtit pranë Vilave Qeveritare.

“Dikush mund të pyesë, pse keni gjetur bunkerin për të çuar vajzat, por ajo që ne kemi dashur të themi përmes 12 muajve të këtij viti, është një simbiozë shumë e çuditshme. Ne kemi dalë nga një 45 vjeçar i bunkerizuar nga të gjitha pikëpamjet e jetës dhe po kalojmë një 30-vjeçar, ku ende nuk po shpëtojmë dot nga bunkerizimi”, thotë ai.

Personazhe nga bota e modës dhe spektaklit, iu bashkuan festës për Kalendarin e Miss Shqipërisë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar

Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar