Bulqizë, përplasi për vdekje me makinë 10-vjeçaren në trotuar, arrestohet 32-vjeçari! Policia: Ishte i dehur 

Pamje nga aksidenti

Arrestohet Nel Shyti, i cili përplasi për vdekje me makinë 10-vjeçaren Brunilda Cami në Bulqizë ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë 32 vjeçari ishte i dehur. Makina e tij ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar për vdekje të miturën. E aksidentuar mbeti edhe Shqipe Shyti 57 vjeçe e cila ndodhet në spitalin Ushtarak në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Report Tv mëson se 10 vjeçarja ka qenë kalimtare ndërsa gruaja e cila ka mbetur  e plagosur kishte shtëpinë aty pranë dhe një dyqan në katin e parë ku shet rroga të përdorura.

"Nga Shërbimet e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.SH., 32 vjeç, pasi me  datë 18.04.2021,  në hyrje  të qytetit të Ri – Bulqizë,  duke drejtuar automjetin “Benz”, në gjendje të dehur,  ka  humbur kontrollin dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetase të mitur, si dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore shtetasja Sh.Sh., 57 vjeçe", thotë policia.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përmirësimi i situatës nga COVID-19, a mendoni se duhet të lehtësohen masat kufizuese?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Detajet, si u arrestua efektivi dhe 2 trafikantët! Kokaina u soll nga polici, mbi të shkruhej BARON