Sherr me thika në Bulqizë, plagosen dy vëllezër, njëri në gjendje të rëndë në Tiranë! Policia në ndjekje të autorit

Sherr me thika në Bulqizë, plagosen dy vëllezër, njëri në gjendje të rëndë në Tiranë! Policia në ndjekje të autorit

Dy vëllezër janë plagosur me thikë nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës dhe dyshimet e para janë se sherri ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

"Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T.,  ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër),  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Por burime për Report TV bëjnë të ditur se njëri prej vëllezërve është sjellë me helikopter në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Burimet bëjnë të ditur se tre të rinjte ishin shok më njeri-tjetrin

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gjyqtari që i dha vulën e PD Berishës, nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’

Kush është gjyqtari që i dha vulën e PD Berishës, nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’