Sapuni 15 lekësh helmon 11 nxënës të një shkolle në Bulqizë (VIDEO)

Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë, në shkollën ‘Shefqet Tançi' janë helmuar teksa zhvillonin një eksperiment në ambientet e laboratorit të shkollës.

Pas eksperimentit me sapun 15 lekësh nxënësit nuk janë ndjerë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë pasur marrje mendsh dhe të vjella. Sipas nxënësve helmimi i tyre ka ardhur nga përdorimi i sapunit si plastolinë.

Pas helmimit të 11 nxënësve, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar  edhe Partia Demokratike, e cila është shprehur se kjo qeveri nuk po kursen askënd madje as fëmijët.

Nxënësit janë dërguar në spital ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nxënësit e helmuar në spital

Ndërkohë që spitali i Bulqizës ka deklaruar se fëmijët kanë dalë nga spitali dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Deklarata e plote e spitalit

Në spitalin e Bulqizës rreth orës 10:00 janë paraqitur 11 fëmijë të moshës 12 vjeçare të shkollës “Shefqet Tançi”. Fëmijët kanë ardhur në spital me simptoma të dhimbjes së kokës, të përziera, vështirësi në frymëmarrje etj. Me të mbërritur në ambientet e spitalit, ka filluar menjëherë trajtimi i tyre dhe vizitat nga personeli mjekësor në pediatrinë e Spitalit Bulqizë. Janë bërë analizat dhe fëmijët nuk kanë rezultuar me çrregullime apo pasoja të rënda.
Rreth orës 13:00 të shoqëruar nga prindërit ata kanë dalë prej spitalit dhe gëzonin shëndet të mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin