'Burg kush pengon zgjedhjet...', Basha-Ramës: Opozita nuk trembet

'Burg kush pengon zgjedhjet...', Basha-Ramës: Opozita nuk trembet

Në një kohë kur kryeministri i vendit, Edi Rama dhe Partia Socialiste vijon fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe u kujton kundërshtarëve të opozitës se kush pengon zgjedhjet do të përballet me pasojat deri edhe në burgim, ka ardhur edhe një reagim i kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se ka një lajm të keq për Ramën pasi sipas tij opozita nuk trembet nga ato që ai thotë.

Më pas kreu i opozitës vijon duke thënë se muajt e fundit janë arrestuar qindra opozitar por përsëri sipas Bashës askush nuk trembet nga kërcënimet.

Në fund Basha thotë se fundi i Ramës është i pashmangshëm.

Postimi i plotë i Bashës:

Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet.

Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse.

Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendit të tij.

Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm!

Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë.

Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Shqipëria Si Europa 21qershor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 17/06/2019 10:33

    Pirdh Pirdh se lererohesh i thon ati muabeti. Me ata 30 vet ne librazhd e ane mban Shqipris Edit do i qethesh bilen ti o loqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem