Frikë për hakmarrje, vrasësi i shokut transferohet në një burg të largët (VIDEO)

Gjyakata e Gjirokastrës ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" për Roland Milon, të akuzuar për vrasjen e shokut të tij. Milo, pronoi në gjykatë vrasjen e Sokol Ramës, i cili u gjet nga policia i pajetë në zonën e Limarit në Këlcyrë disa ditë më parë.

Seanca e sotme është zhvilluar nën masa të forta sigurie për shkak të frikës për ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e familjarëve të të ndjerit. Forcat e policisë së Gjirokastrës me patrulla të shumta ishin vendosur para Gjykatës së Faktit.

Seanca zgjati 30 minuta ndërkohë që pjesën më të madhe e ka marrë prokurori i çështjes Arben Pasho i cili lexoi të gjithë dinamikën e ngjarjes së para dhjetë ditëve. Sokol Rama ishte shpallur në kërkim nga familjarët nga fshati Mamaj i Tepelenës, por fatkeqeisht u gjet i pajetë në malet e Këlcyrës. 

Roland Milo dhe Sokol Rama

Drejtuesja e seancës Mirela Ilijopulli, në përfundim, ka dhënë masën “burg pa afat” për Milon i cili menjëherë është transferuar në burgun e Fierit duke shmangur atë të Bënçës afër shtëpisë së tij, për shkak se viktima ka të afërm që vuajnë në këtë burg.

Gazetari i Report Tv, Pirro Nase mëson se pas kësaj ngjarjeje, policia ka rënë në gjurmët e një grupi të organizuar të trafikut të lëndëve ndarkotike drejt Italisë apo Greqisë dhe në ditët në vijim priten arrestime të tjera.

Roland Milo duke dalë nga gjykata ( me rreth të kuq )

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PSGJ: 25/02/2019 18:08

    Cfare skandali! Shif ai polici qe e shoqero per e makine me cigar ne goje! Gjithashtu ka qene i denuar ne shtetin Grek! O Zot! Ju te gazetes, publikojeni skandalin e cigarit dhe investigoni per prejardhjen e tij dhe nxirreni!

    Përgjigju
  • Fredi: 25/02/2019 11:39

    Pu pu pu po ç’shok mor? Bajgë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur