Burg pa afat! Përgjimet dhe dëshmitë e sirianëve 'fundosin' dy vlonjatët që i trafikuan me gomone në Itali

VLORE-Gjykata ka lënë në arrest me burg pa afat dy personat e arrestuar tre ditë më parë me gomone në Karaburun në afërsi të shpellës se Haxhi Alisë. Seanca për Dushan Spahiun dhe Paulin Koçin u zhvillua paraditen e sotme pa praninë e medias në masat e parashikuara nga KLGJ-ja referuar situatës së shkaktuar nga COVID-i. Akuza e përfaqësuar nga Aurel Zarka kërkoi arrest me burg për dy të akuzuarit  Dushan Spahiu dhe Paulin Koçi. Mbi ta rëndojnë akuzat e trafikimit  të mjeteve motorike dhe ndihmës në kalimin e paligjshëm të kufirit, pasi trafikuan drejt Italisë emigrantë nga Siria.

Në akuzën e prokurorisë ishin bashkëngjitur rrëfimet e 21 sirianëve, mes të cilëve 5 gra dhe 4 fëmijë  të cilët kanë bërë njohjen e mjetit të sekuestruar.  Sirianët sipas prokurorisë janë pyetur në shtetin fqinj në Itali, pasi u trafikuan nga Vlora në brigjet përtej Adriatikut. Ata kanë pohuar se ka qenë pikërisht kjo gomone që i dërgoi në anën tjetër të detit në brigjet e Brindisit. Personat e arrestuar kanë qenë në përgjim, mjeti dhe vendi ku strehohej ka qenë i lokalizuar në bazë të përgjimeve telefonike. Pasi u njoh me të gjitha provat e prokurorisë, gjyqtari Laurent Fuçia vlerësoi  qëndrimin e tyre në burg pa afat.

Dushan Spahiu 43 vjeç dhe Paulin Koci 25 vjeç, të dy nga Vlora dhe të pa skeduar në veprimtari kriminale u kapën nga policia e Vlorës, teksa po lundronin e vjedhur në Greqi. Gjatë marrjes në pyetje Dushan Spahiu dhe Paulin Koçi, kanë treguar në polici se kishin dalë në det për të provuar gomonen dhe nuk kishin asnjë qëllim kriminal, por ata nuk kanë pasur asnjë leje nga kapiteneria e Vlorës për të lundruar. Megjithatë pavarësisht pretendimeve të tyre, prokuroria e ka kopsitur dosjen bazuar te përgjimet, bashkëpunimi me palën italiane dhe dëshmitë e sirianëve që u trafikun me gomone në Brindisi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjeço: 27/04/2020 08:44

    Fundurrina vlonjate

    Përgjigju
  • Mero: 27/04/2020 06:49

    Bajga vlonjate

    Përgjigju
  • Skafisti: 26/04/2020 13:34

    Fajin e ka Saliu

    Përgjigju
    • Eri: 26/04/2020 19:53

      E ka plaka jote fain jo saliu

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh