‘Burgjet’ e UÇK në Shqipëri dhe akuzat për Bashën/ PS kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e 'Dick Marty', Konferenca e Kryetarëve e miraton dhe ia kalon Kuvendit

Lulzim Basha dhe kërkesa për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

TIRANË- Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka dorëzuar në Kuvend kërkesën e një grupi deputetësh nga PS për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, e cila është miratuar sot nga Konferenca e Kryetarëve gjatë një takimi online, për t'ia kaluar më pas Kuvendit.

Ky komision do të ketë për qëllim hetimin e krimeve në disa zona të veriut të Shqipërisë, të quajtura burgje të UÇK-së. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend, thuhet se Komisioni do të ngrihet për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty, mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare.

"Kërkojmë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e  e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe  mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimatari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë", thuhet në kërkesë.

Komisioni do të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe ti prezantojë Kuvendit brenda një afati 3 mujor dhe për ta bërë këtë do t'i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike sipas ligjit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar.

Propozimi i numrit 2 të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK.

Kërkesa për ngritje e Komisionit është firmosur nga 18 deputetë, dhe ka ardhur pas akuzave të ngritura ndaj kreut demokrat Lulzim Bashës si i përfshirë në hetimin e luftës së UÇK.

Prej javësh zëra të ndryshëm në Kosovë dhe Shqipëri kanë akuzuar Bashën për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë. Milaim Bellanica, njëri nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin çnjerëzor të popullatës civile në Kosovë nga ushtria serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit, deklaron se Basha i ka marrë kasetën me pamjet e masakrës. Një tjetër dëshmi është ajo e Latif Gashit, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, i cili thotë se gjatë arrestimit nga UNMIK ka qenë i pranishëm edhe Lulzim Basha. Vetë Basha i ka quajtur këto akuza shpifje të PS, të cilat sipas tij bëhen për ta goditur përpara zgjedhjeve.

Ndërkaq edhe krijimi i të ashtuquajturave ‘dhoma të specializuara’ në Gjykatën e Hagës vjen pasi Task Forca Hulumtuese Speciale e BE-së publikoi rezultatet e hetimit të saj 3-vjeçar mbi akuzat e bëra fillimisht nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili pretendoi se ushtarët e UÇK-së kanë kryer krime kundër civilëve si rrëmbim, torturim dhe trafikim organesh gjatë konfliktit të Kosovës.

Aktualisht, Hashim ThaçiJakup KrasniqiKadri Veseli dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë ku janë përballur me këto akuza gjatë seancave të para që janë mbajtur.
Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

 Kërkesa e PS për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e 'Dick Marty', ia kalon kërkesën e Kuvendit

Konferenca e Kryetarëve miraton ngritje ne Komisionit të Posaçëm Parlamentar për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, pas një kërkese të bërë nga një grup deputetësh të PS.

"Konferenca vendosi t’i përcjellë seancës plenare kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti mbi gjetjet dhe konkluzionet e verifikimeve të kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi rolin e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve publike shqiptare në ndihmë të të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex", thuhet në njoftim.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të ketë shitblerje të votës edhe më 25 prill?

Komento

Komente

  • BABULI TA NGULI: 25/11/2020 17:23

    O akreö HALESH QĒ KE PUNU në kommunale PO ti O AKREP KU PUNON rakapjek APO TI PUNON PETAGOG o Demagoge. O AKREPI MARU KUR PO VJEN ME MA RU E ME MA BO TAC O AKREPI PËRTAC.

    Përgjigju
  • beni beni: 25/11/2020 16:20

    bjerimni more qenit, bjerini ne koke opozites se keshtu ju do partia dhe shoku edi rama ne krye. bjerini te mos ngrejne koke dhe perpara nje grusht drejt arritjeve tye socializmit. a ju marrte muti shalte ju qe nga rama e taulanti e te gramozi. bejeni komisionin se vec nder i beni

    Përgjigju
  • Lali: 25/11/2020 14:01

    Pra qe te kene gati raportin "dezinformues" para prillit. Per hesape politike. Kur studionim ligje ne France kuptuam qe komisionet hetimore parlamentare ishin kryesisht instrumente ekstra qe opozita ne nje vend demokratik te kishte ne raport me ekzekutivin. Ne praktike ne Shqiperi, partia qeverisese, pra kreu i saj, i ushtron te tere:qeveri, parlament, gjykate, media, komisione hetimi, komitete, etj. Aq shume etje kane per pushtet, para e pangopesi sa qe neperkembin pa droje cdo rregull baze te demokracise.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 25/11/2020 12:56

    Pershendetje Nuk dua te zgjatem shume, dhe te perfshihem ne diskutime pa vlere. Ky komisioni qe kerkohet te ngrihet, kush e pengoi qe nga 2013 e deri tani? Po lexoja nje shkrim ne nje media tjeter, qe fliste per masakrat serbe ne Drenice, mars 1998. Si per çudi, ne Kosove behej lufte, ku shqiptaret e Kosoves luftonin kunder serbeve, dhe ne Shqiperi behej vetem politike me fjale, dhe ne shtator duke shfrytezuar vrasjen e te ndjerit-deputetit Azem Hajdari, behej kryengritje e armatosur kunder shtetit. Edhe sot, drejtuesit e luftes clirimtare ne Kosove, ndodhen te arrestuar ne Hage, politika ne Shqiperi si majtas edhe djathtas gjen kohe dhe ben gallate. E PAFALSHME ! ! ! ! !

    Përgjigju
  • Akrepi: 25/11/2020 11:28

    Zoterinj polotikane te qeverisies aktuale , po si s'beni asnje percapie te trajtoni problemet madheshtore te ekonomise , sigurise se popullit -- qe duket sheshit se eshte per faqe te zeze , ( perjashtuar juve dhe grumbulluseve dhe transportuseve te drogave dhe krimeve ne teresi ) , por mirreni vetem me pseudopropaganta e shpifie nga me te pa digjuarat , vetem e vetem te mbani pushtetin . Ju me vetedie percani popullin , duke pregatite nje lufte civile te pa shmangshme . Po si s'keni fole nje here per mungesen e vendeve te punes ( per te cinen premtuat ) , per pagesat qesharake te punetoreve (nese kan gjet pune ) prei 150 mije lek , dhe shum here pa sigurime shoqerore , per pensionet e me shume se 650000 pensionisteve me me pak se 130000 mije lek mesatarisht , per familiet ne nevoje (nese lat ndonje te tille ) prej 6000 mije lek . Po si sfolet nje here per mjekesine falas , qe mashtruat , vetem sa moret votat . Po ku i keni ato ndertime ne infrastrukture , qe keni bere vetem ca kopshte neper qyrete dhe ca rruge , qe s'keni mbaruar asnje . Po per ujin e pijshem , qe na premtuat te rrjedhshem ( dhe akoma marrim 1 ore ne dite ) Pse nukse thoni asnje gje per keto , por po pregatitni --me zell te madh -- me pseudopropaganta e shpifie , nje lufte te te gjithe kundra te gjitheve !!??.. A nuk shikoni se e bete popullin cop - cope !/..Nuk mbahet pushteti me mashtrime e sahanlepiresa !!..

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA: 25/11/2020 10:18

    Mjaft mor të pa udh se ju ka dal boja keq mor fundërrina duke bër ktë teatër të pështir. Kto komisjone jan paçavure. Qdni bastard wc publike salmuti ka vrar me qindra njerëz, ka vjedhur pa fund e ky qen fundërrin vazhdon e mer lek nga kta taksapagus që i ka vrar e i ka vjedhur e ky qen i zgjebosur salmut bershurra bredh i lir. Pty rac pise.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Rruga në Kukës pa sinjalistikë dhe barriera mbrojtëse, kthehet në burim aksidentesh, rrezikohen nxënësit