Burrel/ I vuri zjarrin shkurreve për të pastruar tokën asfiksohet nga tymi, vdes i moshuari! Flakët i djegin banesën

Burrel/ I vuri zjarrin shkurreve për të pastruar tokën asfiksohet nga tymi, vdes i moshuari! Flakët i djegin banesën

Foto ilustruese

Një papërgjegjshmëri e momentit është kthyer në tragjedi për familjen Kuka në Burrel. Një 79-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi i zjarrit, që kishte ndezur për të pastruar tokën nga shkurret.

 79-vjeçari dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat dhe si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij. Në përpjekje për të shuar zjarrin dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë  ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bujkë në qytetin e Burrelit, ndërsa viktima është identifikuar si Hazizi kuka, 79 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/08/2020 01:32

    Duhet qe shqipot te mesojne ta korrin barin e shkuret me korrese bari ,qe vijne me dy variante :me dore,te vogla per siperfaqe te vogla dhe te medha ,me rrota dhe timon qe jane per siperfaqe te medha.Nuk e di ne se keto makineri kane hyre ne Shqiperi,ose nese jane perhapur mjaftueshem,por do ishte bisnes mjaft fitim-prures per kedo qe do sillte me shumice makineri te tilla aty,pasi jane shume te domosdoshme ,shume praktike dhe nuk perdor metoda mesjetare me zjarrvenie qe jane shume te rrezikshme.

    Përgjigju
  • XXXX: 09/08/2020 20:43

    karma is a bich.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë